Të bësh film me jashtëtokësorë në vitet 1970ta, sidomos në një komedi si kjo, dhe ta bësh aq mirë, që nga pamja vizuale e pjatave kozmike deri te ideja se kush është brenda tyre, nuk ka mundur të ishte e lehtë. Por, ja që Jean Girault e Jacques Vilfrid e bëjnë njërin ndër filmat më…
Zakonisht kundërvajtësit e vegjël dënohen me burg, derisa ata që bëjnë krime të mëdha shpëtojnë pa asnjë therë. Kështu, Dejvidi, një diler me treg të vogël në Denver i mbetet borxh Bredit, i cili për t’u barazuar i kërkon të transportojë mall nga Meksika në SHBA. Në këtë mision, Bredi vendos të angazhojë tre fqinjë…
Si zakonisht, filmat e dyshes së famshme fillojnë vrullshëm. Bud Spenceri po e djegë saksofonin në një klub, ndërkohë Terrence Hill është i çmendur pas aventurave. Të dy marrin një ofertë për të zëvendësuar dy kushërinjtë miliarderë të cilët vazhdimisht sulmohen me atentate të ndryshme, por nuk e dinë nga kush. Për shkak se ngjajnë…
Tom Cruise në rolin e Jack Reacher është sikur Ethan Hunt, veçse në ilegalitet, ose më mirë themi “nën radar.” Filmi fillon frikshëm, një snajperist fillon të qëllojë qytetarë nga furgoni i tij para se të largohet. Policia, i gjen gjurmët që e shohin fajtor një ish-snajperist të ushtrisë amerikane. I mbrojtur në heshtje, ai…
Pasi ndahet nga kolona që nisen nga Mizuri për në Kaliforni, Tomas Danson me të arritur pak mbi Teksas, vendos të ndahet nga tjerët dhe bashkë me Grutin të gjejnë vendin e tyre. Kjo bëhet me të arritur te Lumi i Kuq. Aty Dansoni vendos se është toka e tij deri ku i sheh syri.…
Është befasi e mirë kur një film “tradicional,” korr sukses në kinema, përkundër urrejtjes kolektive që merr nga “njohësit” e artit. Një baba i tregon të birit historinë e Jezusit, në një bashkudhëtim që kanë nëpër ngjarjet kryesore të jetës së tij. Nga para lindjes së tij deri te çastet e fundit në këtë botë,…
Me qëllim që të kalojë më shumë kohë me familjen, Kllarku vendos t’i hipë veturës dhe nga Çikago, duke kaluar anembanë vendit, të shkojnë në parkun rekreativ familjar më të mirin në vend, e i cili gjendet në Kaliforni. Plani i tij qysh në fillim has në vështirësi – vetura e preferuar e tij nuk…
Larg perëndimit të egër, Terrence Hill është në rollera duke udhëtuar nëpër Amerikë, derisa e gjen veten në situata të pakëndshme me kamionxhi rrugës. Pas pak, takohet me shoferin në fjalë në një kafene ku për t’iu hakmarrë në mënyrë indirekte, bën tollovi në të cilin përzihet si gjithmonë Bud Spenceri. Me t’u kryer zënka,…
Pas vazhdimit të parë, xhandarmëria e St. Tropez e gjen veten rrugës për në Nju Jork, në konferencën e sigurisë për të ndarë përvojat me trupa tjera simotra nga vendet tjera. Veçse, ftesa u vjen vetëm xhandarëve, pa gra a fëmijë, dhe kjo irriton Nikolën, të bijën e inspektorit Krusho. Si në filmin e parë,…
Është një fjali që nuk më kujtohet saktë, por përfundon me atë pyetjen “kur askush nuk të pengon, nuk të thërret, nuk i kujtohesh, a është liri apo vetmi?” Te “Vanilla Sky,” njëri nga filmat më të nënvlerësuar të Tom Cruise, por me një bagazh të madh psikologjik e filozofik, Cameron Crowe jep një rrugëtim…