Tag: filma


  • Ice Age: Dawn of the Dinosaurs (2009)

    Siç ndodh zakonisht në filmat e tretë, e shpesh edhe më herët, edhe te ky vazhdim i “Epokës së akullnajave” kemi “rehatimin” e Menit dhe Ellit, të cilët presin foshnjën e parë, pas ngjarjeve në filmin e dytë. Në krejt këtë muhabet, Sidi kërkon të krijojë familjen e tij, dhe zgjedh rrugën më të shkurtër…

  • Hot Fuzz (2007)

    Hot Fuzz (2007)

    I dyti në trilogjinë e Edgar Wright, filmi për një polic shumë të përkryer për Londër, që dërgohet në fshatin më të qetë e të sigurtë në Angli, Sandford, mund të jetë ndër komeditë më të mira britanike të këtij shekulli, deri tash. Filmi ka gjithçka që duhet të ketë një film me komedi britanike…

  • The Heiress (1949)

    The Heiress (1949)

    Dashuria e errët që kanë për gruan, shpesh kthen burrat që mbesin të ve, pavetëdijshëm, në baballarë dhunues për fëmijët e tyre, sidomos vajzat. Nuk është medoemos një dhunë fizike, sa është ngarkesa psikike që i ngarkohet fëmijëve që t’i ngjajnë prindërve, të arrijnë e të kalojnë karakterin që kanë pasur, vetëm e vetëm që…

  • Swiped (2025)

    Swiped (2025)

    Thojshin deri në 25 vjet martohesh vetë, masanej deri në 30 vjet të martojnë kojshi, mas 30 vjete metesh te shpija! Kur t’i bojsh 30 vjet, provon aplikacionet, edhe prej tinder, dua, bumpy, boo, ma e mira del të jetë Bumble, për shkak të seriozitetit të çikave që janë aty, dhe mundësisë për të zgjedhur…

  • Now You See Me, Now You Don’t (2025)

    Gati dhjetë vite pas filmit të dytë, katër kalorësit kthehen edhe për një magji të fundit, në atë që duket të jetë sikur një mbledhje e maturës 10 vite më vonë – asgjë të re por secili provon të tejkalojë tjetrin për aftësitë e tija. Filmi fillon mirë, interesant – janë disa karaktere të reja…

  • Eddie the Eagle (2015)

    Eddie the Eagle (2015)

    Një verë pas Olimpiadës së parë verore që kisha përcjellë si fëmijë, bashkë me fëmijët e mëhallës bëmë atë për të cilën na përqeshnin deri vonë adoleshentët dhe të rinjtë lokalë – organizuam Olimpiadën e mëhallës duke luajtur çfarëdo që mund të luanin disa fëmijë ende pa përjetuar pubertetin! Ishte çmenduri, por prapë, mbetet kujtim…

  • Batman Begins (2005)

    Batman Begins (2005)

    Kur fillon të ndërtosh diçka të madhe për një të ardhme të largët, pakkush e kupton, dhe shpesh përfundon nën hije e produktit final. Trilogjinë e Nolanit për Betmenin mund ta krahasojë me ndërtimin e Arkës së Noas – një projekt i çmendur, por që del të jetë revolucionar, e mund të themi edhe shpëtimtar…

  • Who’s Afraid of Virginia Woolf? (1966)

    I nominuar për pothuajse në çdo kategori për Oskar – 13 nominime dhe 5 fitore – filmi i parë në regji të Mike Nichols është një adaptim i një shfaqje teatrale që përcaktohet në dialogë dhe monologë të katër karaktereve kryesore jeta e të cilëve shkapërderdhet brenda një mbrëmje! Filmi tregon për Martën dhe Xhorxhin,…

  • Cinderella (2015)

    Cinderella (2015)

    Kush tjetër pos Lily James do të përshtatej në rolin e të përhiturës, apo siç i thonë së fundmi hirushes? Dhe filmi i Kenneth Branagh që sjell historinë e hirushes në film artistik në vitin 2015, shfrytëzon bukurinë e saj duke e gërshetuar me efekte vizuale fantastike për ta bërë njërin nga adaptimet e fundit…

  • In Your Dreams (2025)

    In Your Dreams (2025)

    Nga njëri prej artistëve që ka kontribuar në titujt më të mëdhenj të Pixar, Alex Voo, vjen debutimi i tij si regjisor e skenarist, “In Your Dreams,” tash në Netflix. Ky film i animuar ndjek historinë e motrës dhe vëllait, Stiv dhe Eliot, të cilët provojnë të gjejnë rrugën te realizimi i dëshirave të tyre…