Tag: filma


  • Friday Night Lights (2004)

    Sporti është “droga” më e rrezikshme, por nëse sporti është i tillë, çka nuk është “opium për masën”? Futbolli si sport ka lindur pas revolucionit industrial ku në qytetet me industri në zhvillim, punëtorët në kohë të lirë kanë provuar të gjejnë mënyra rekreative për të kaluar kohën. Ndërkohë, klasa borgjeze, për të ruajtur formën…

  • Hotel Transylvania (2012)

    Për t’i larguar frikën e paarsyeshme dikujt, i themi se “ata frikësohen më shumë se ti,” për shembull për merimangat. Ose bletët! Është e papritur që një hotel me vampirë të ketë frikë nga një njeri, por kjo është tema e filmit “Hotel Transsylvania,” që është një hotel ekskluziv për qenie jonjerëzore, udhëhequr nga Drakula.…

  • Terminator 2: Judgement Day (1991)

    Të rrallë janë filmat që ia kalojnë filmit të parë, e nëse ia dalin këtë, atëherë zakonisht filmat pasues vetëm sa shkojnë duke u përmirësuar. Por, te Terminatori, është dyshi larg mbi njëshin, e tjerët janë thjesht tentim për të nxjerrë ndonjë pare! Pas ngjarjeve në të parin, ku një, robot po e quaj, cyborg…

  • Carrie (1976)

    Carrie (1976)

    Njëri ndër klasikët e horrorit, kryeveprat e Stephen King fillon në mënyrë joshëse për audiencën – jemi në një banjë të edukatës fizike në një shkollë kur një vajzë fillon të tmerrohet kur përjeton periodën e parë të menstruacioneve. Është një kombinim ndërmjet erotikës dhe horrorit – Sissy Spacek ka qenë 27 vjeçare kur ka…

  • The Wrong Paris (2025)

    The Wrong Paris (2025)

    Më doket veç Gilan, North Dakota nuk ka në Amerikë! Paris, Saint Petersburg, krejt sendet me Nju përpara, ni kallaballëk vendbanimesh me toponime evropiane, shpesh mund të jenë konfuzion për amerikanët, por çka nuk është konfuze për ta?! Një artiste e re, Daun, jeton në një qytet të vogël të Teksasit me dy motrat dhe…

  • Hurry Up Tomorrow (2025)

    Hurry Up Tomorrow (2025)

    Më pëlqen injoranca ndaj “zhvillimeve” të fundit në botën e “shoubizit.” Dhe nganjëherë kjo injorancë më kushton me humbje kohe si në rastin e këtij filmi. E këtë film e kam filluar vetëm se nuk kam ditur emrin origjinal të “the weeknd.” Kur shikon emrat tjerë, sheh Jenna Ortega dhe Barry Keeghan, të cilët nuk…

  • Ratatouille (2007)

    Ratatouille (2007)

    Gjithçka e ka vendin e saj në kohë, dhe pas atij shkëlqimi fillestar, zakonisht zbehen duke mbetur të pluhurosur në dollapët e historisë. Kështu, pas blerjes së Pixar nga Disney, mezi pritej produkti i parë i këtij bashkimi të gjigantëve të animacionet. Dhe këtë fat, e mbi të gjitha barrë, e kishte filmi me ndoshta…

  • The Proposal (2009)

    The Proposal (2009)

    Asgjë nuk e zbut një grua a burrë kokëfortë dhe mendjemadh më mirë se nevoja për vizë! Kjo nevojë i paraqitet Margaretës, një kanadeze që punon në botim në Nju Jork, kur ajo kërcënohet me deportim për shkak të vizës së skaduar. Për të ruajtur pozitën si kryeredaktore në kompaninë botuese, Margareta, ashtu e pashpirt…

  • The Bourne Legacy (2012)

    The Bourne Legacy (2012)

    Jo! Shumëçka shkon keq me këtë film, nisur nga titulli që provon të tërheqë audiencën e Bourne, por pa Bourne në rolin kryesor. Edhe titulli le një kuptim sikur të jetë lëvizje nga Bourne, por që në fakt është një paralele tjetër me ngjarjet në “Ultimatum.” Po të kishte një titull tjetër, për shembull Cross,…

  • Jason Bourne (2016)

    Jason Bourne (2016)

    Me kthimin e Paul Greengrass, por pa Tony Gilroy si skenarist, i cili kishte bërë edhe regjinë te “Legacy,” si dhe vetë Matt Damon, “Jason Bourne” rikthen shijen e trilogjisë origjinale. Por, prapë diçka mungon, dhe vërehet mungesa e Gilroyit, por jo sa e Greengrassit e Damonit te “Legacy.” Filmi fillon 12 vite pas ekspozimit…