Marrë parasysh rrethanat e asaj kohe, me shumë gjasë ‘Bad Boys 2’ mund të jetë ndër filmat që kam parë më së shumti herë. Fajin e kanë Taquillat në Astra! Gati 17 vite më pas, shija ime ka evoluar sipas rregullit të vetëm konstant në këtë dimension të jetës. Megjithatë bashkimi skenik i Will Smith…
Bazuar në artikullin e New York Times “Avokati që u kthye në ankthin më të madh të DuPont” nga Nathaniel Rich, Todd Haynes sjell në film një histori të një avokati korporatash i cili ka një moment vetëdijesimi kur përzgjedh të marrë përsipër një rast që do t’i shkatërrojë jo vetëm karrierën, por edhe jetën…
Kur niseni në të tridhjetat, vëreni disa ndryshime në veten tuaj, për shembull: S’mund të prisni fundin e Interaktivit se para orës 12 ju merr gjumi Me fjet deri në ora 8 ju shkon dita mbrapshtë Zbuloni eshtra e pjesë të reja të trupit, kryesisht me anë të dhimbjeve Nuk ju pëlqejnë seritë për tinejxherë.…
‘Kesh pak, o shpiert!’ Ka dhjetë vite, kur kjo fjali nga një veturë e ndalur tek rrethi i flamurit i drejtohej një vajze e cila priste autobusin lokal. Fatkeqësisht, nuk ka qenë as rasti i parë, as i fundit që dikush e ka ‘këshillu’ një vajzë e cila ka qenë duke u marrë me punët…
Nëse përjashtojmë dokumentarin e Kapadias për Sennan, ‘Rush’ është filmi më i mirë me nën-zhanrin e filmave me gara automobilistike. Kjo renditje nuk ndryshon as pas ‘Ford v Ferrari’. Janë disa gjëra në të cilat ‘Ford v Ferrari’ mbetet mbrapa një super-filmi siç është për shembull ‘Rush.’ E para dhe kryesorja është kohështrirja e rrëfimit.…
Telefonat e mençur kanë shkurtuar vëmendjen e njerëzve nga 12 minuta në 8.25 sekonda. Peshku i kuq ka vëmendje prej 9 sekondave. Këtyre statistikave nga viti 2015 mund t’u shtojmë edhe që koha mesatare e një videoje të shikuar në internet është 2.7 minuta. Në këto rrethana, një film prej 209 minutave është e pamundur…
Zhgënjimet më të mëdha në jetë vijnë nga pritjet e tepërta nga njerëz, ngjarje, e edhe filma. Prandaj, insistoj se zakonisht para se të shikoni një film duhet të dini disa informata bazë, dhe një njohuri paraprake me temën apo emrat e përfshirë në film, do të ju rregulloj nivelin e pritshmërisë, sidomos kënaqësinë që…
Jojo Rabbit (2019) – Recensim Të rrallë janë filmat që ju hipin mbi një tren emocionesh si ‘Jojo Rabbit’. Nis si një komedi, vazhdon në një dramë, histori, film familjar, luftë, triler, aventurë, për të përfunduar me një skenë të përkryer me njërin nga karakteret më të ëmbla në filmat e viteve të fundit –…
Si fëmijë ndërtojmë një botë imagjinare, e cila në vend se me na bo ‘të trent’ na ngacmon trurin, na e vendos në veprim. Dhe kjo botë imagjinare mbyllet, rrethohet me një lum, si kështjellat nëpër filmat e vizatuar, dhe e lëmë vetëm një urë që sigurisht hapet e mbyllet nga brenda! Me t’u rritur,…
A ju kujtohet hera e parë që keni parë një gjarpër? Dhe kur them gjarpër, nuk aludoj në karakterin kryesor të librit të Veton Surroit, ‘Këmbët e gjarprit.’ Mendoj në gjarpër që mund ta shihni në natyrë, jo në televizor sa herë që kërkohet vëmendje! Spirit, hamshori i Çimarronit, më në fund takon gjarprin e…