Tag: paris 2024


  • Ditari Olimpik (18) – Prishtina

    Amerika Ndonëse hynë në ditën e fundit me një të artë më pak se Kina, në fund të ditës, sikurse ndodhi në Tokio, SHBA-të do të jenë në krye të listës së vendeve më të suksesshme në Olimpiadat verore me të mbaruar gara e fundit. Kjo garë ka shërbyer si një luftë e ftohtë ndërmjet…

  • Ditari Olimpik (17) – Finalet

    Valiev Cherman Valiev pret kundërshtarin në repeshazh, ku fitorja i garon luftën për të bronztën dhe më në fund medaljen e parë për Shqipërinë. Edhe përfaqësuesi i fundit i Shqipërisë, Islam Dudaev është në aksion sot. Ai ka përballë Gaku Akazawan nga Samoa në 1/8 e finales, ku fitorja do t’i siguronte së paku repeshazin…

  • Ditari Olimpik (15) – Femke Bol

    Pengesat Janë 10 pengesa në garën 400m, rreth 76cm të larta, të cilat zakonisht vonojnë atletet deri 3-4 sekonda për të kaluar këtë distancë për dallim prej atyre që vrapojnë në 400m pa pengesa. Për Femke Bol pengesat shkaktojnë humbje kohe prej vetëm 0.93 sekondash këtë vit. Holandezja 24 vjeçare mori vëmendjen e të gjithëve…

  • Ditari Olimpik (14) – Imane

    Kromozomet Po të kyçeshit me vonesë në meçin gjysmëfinal të Imane Khelif kundër tajlandezes Janjaem Suwannapheng, nga fytyra s’do t’i dallonit që janë femra, nëse nuk do të kishin kapelën mbrojtëse në kokë, të cilën e mbajnë vetëm femrat tash në boksin amator. Dukja nuk përcakton gjininë në sport, diku tjetër ndoshta! Po ta shihnit…

  • Ditari Olimpik (13) – Luiza

    Shqipëria E renditur e 27ta në kualifikime, 12 pozita larg finales, me një kohë prej 10 sekondave më poshtë se mesataret e saja, Luiza Gega nuk ia doli të kualifikohet në finalen e garës 3000m me pengesa në Paris. Ajo do të mungojë në finalen e sotme, dhe nga postimi i saj në rrjetet sociale…

  • Ditari Olimpik (10) – Hana

    Noti Hana Beiqi zhvillon garën e saj olimpike pas orës 11:00 kur fillojnë kualifikimet për 50m stil i lirë. Hana është në grupin e gjashtë, që ndoshta vonon disa minuta deri t’i vije radha. Ajo është përfaqësuesja e fundit e Kosovës në këtë olimpiadë, dhe nga nesër mund të merremi me sportet dytësore, ose me…

  • Ditari Olimpik (9) – Gresa

    Atletika Gresa Bakraqi po mban e vetme mbi supe mbretëreshën e sportit si garuesja e vetme që përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare tash e sa vite. Ndoshta mund t’ju duket se atletika, si sporti themelor, është pranë vdekjes, por do të ishte një mbivlerësim. Atletika në Kosovë ka vdekur qëmoti! Rezultatet janë aq bizare në…

  • Ditari Olimpik (8) – Loriana

    Loriana Më në fund do t’ia qëlloj saktë orës kur lufton një xhudoka e jonë. Loriana lufton e para, në ora 10:00! Është xhudoka jonë e fundit në tatami, dhe njëkohësisht gjasat e fundit për medalje. Por nëse duhet të jemi realist, rezultatet e fundit të Lorianës nuk kanë qenë aq premtuese, megjithëse në xhudo…

  • Ditari Olimpik (7) – Pesë

    Laura Mbretëresha e katërt olimpike e Kosovës mori të bronztën dje, falë një mbrojtjeje të mençur në secilin nga duelet e saja, mbrojtje e cila edhe i solli medaljen në fund. Me secilën ngjyrë të medaljes, e me pesë medalje olimpike në tri Olimpiada, xhudo falë udhëheqjes së familjes Kuka i ka bërë promovimin më…

  • Ditari Olimpik (6) – Laura

    Mbretëresha Boksi gjithmonë ka qenë sporti i dytë në historinë e shekullit të kaluar në Kosovë pas futbollit. Nganjëherë edhe para futbollit. Sigurisht, i dominuar nga meshkujt, emra që kanë shkruar historinë. Rënia e boksit pas luftës shkrepi lindjen e një mbretëreshe në boksin e burrave. Donjeta Sadiku e dëshmoi me medalje në garat ndërkombëtare…