Taksirati i zë veç njerëzit e mirë! Ndoshta për këtë fakt kryesisht njerëzit e mirë janë ata që e teprojnë me mendime e brengosje. Sepse në momentin që ndihen rehat, diçka e keqe do të ndodhë. Kështu, një ditë, Billin e zë taksirati. Është e njëjta ditë kur Xhorxh Beilli bën nijet t’i jap fund…
Një burrë i pikëlluar pas vdekjes së bashkëshortes, kërkon drejtësi për vdekjen e saj derisa provon të mbrojë të bijën. Kështu përshkruhet filmi që ashiqare na njofton që kemi të bëjmë me një film aksion me Jason Momoa dhe Isabel Merced. Dhe të jem i sinqertë, ishin këta dy arsye pse vendosa ta shihja, pasi…
Nuk di i sati film i kësaj sage është ky, nuk di sa i kam shikuar, por e di që ende më i miri që kam parë nga kjo seri është Tokyo Drift. Tokyo Drift ka një ansambël aktorësh krejt ndryshe nga tjerat, një ambient tjetër, dhe një histori më tërheqëse. Vazhdimet tjera janë ripërpunim,…
Shanset e dyta zakonisht nuk janë të preferuara, por, nganjëherë del diçka si ‘The Office’ dhe bëhet seria më e dashur për ty! Fillimisht, nuk kam mundur të lidhem me ‘The Office’ për shkak të karakterit kryesor – Michael Scott (Steve Carrell). Çfarë të keqe nuk ka ky njeri? Një shef që mendon se është…
Shumë njerëz e urrejnë të hënën, por për vete e urrej të dielën, sidomos të dielën pasdite, edhe atë kur ekipi im, apo ndonjë ndeshje e madhe luhet në 20:45! Që nga fëmijëria e diela ka qenë e lodhshme – prindërit përgatiteshin për javën e punës, ne duhej të laheshim, planifikonim ku të pyeteshim, edhe…
Njëzet vite pas shfrytëzimi të këngëve tona patriotike si kolonë zanore para intervistave të tija, Borat Sagdiyev duket sikur të ishte inspiruar nga një ngjarje e ngjashme politike e jona, për të trajtuar si temë të filmit pasues! Para kolonës zanore në ‘Ali G Show’, historia e Sacha Baron Cohen me shqiptarët kishte nisur me…
Nëse jeni prej atyre që mbushni fjalëkryqe, pothuajse është e pamundur të mos keni dëgjuar për Emile Zola dhe veprën e tij ‘Nana’. Por, jeta e tij në fakt ka qenë pak më me rëndësi se sa vetëm për të plotësuar katër fusha fjalëkryqi. Ky film, fitues i Oskarit për filmin më të mirë të…
Më 6 prill të vitit 1917, derisa një regjiment britanik përgatitet për të sulmuar forcat gjermane që po tërhiqen, dy ushtarë ngarkohen me detyrën për të dërguar mesazhin që do të shpëtojë 1600 veta nga futja në kurth fatal. Kështu përshkruhet tema e filmit, por nuk është e saktë, sidomos tek numri i ushtarëve që…
Dennis Rodman gjatë karrierës së tij ka bartur numrat 10, 91, 73, dhe 70, por jeta e tij ngjan më shumë në një numër 13! Fituesi i pesë titujve të NBA, tre si pjesë e treshes ndër më të famshmet në histori të basketbollit, njëzetedy vite pas autobiografisë ‘I keq sa të dua unë’ vjen…