Tag: Recensime filmash


  • Teknologjia 3D është e mbivlerësuar dhe kurrë nuk mund të bëhet e popullarizuar për të zëvendësuar 2D në televizion. Disa platforma kanë hapur dhe mbyllur versionet 3D të kanaleve të tyre gjatë viteve të fundit, e as eksperienca e shikuesve nuk ka qenë në shtatë qiej. Të vetmit që kanë përfituar nga 3D kanë qenë…

  • Steve Coogan më ka befasuar për të mirë në këtë film. Nuk besoj se e kam parë atë në një rol kaq serioz më parë, edhe pse numri i filmave që kam shikuar me atë në rolin kryesor është jo shumë i madh. Tek ‘Philomena’ ai bën një punë të shkëlqyeshme në rolin e një…

  • Film i bazuar në tregimin e vërtetë të kidnapimit të kapitenit amerikan Riçard Fillips nga piratët somalez në vitin 2009 dhe shpëtimin e tij nga Forcat e Marinës Amerikane. Ky është përshkrimi zyrtar për temën e filmit ‘Captain Phillips’. Është një tregim i përpunuar në mënyrë të mirë në film. Filmi arrin të përshkruaj një…

  • Filmi që bazohet në ngjarje të vërtetë, por, qysh në fillim e lë të qartë që filmi është me skenar origjinal, edhe një herë hedh në pah aftësinë e David O. Russell për të aktivizuar dhe shfrytëzuar në maksimum të gjithë aktorët duke e bërë edhe një film ansambli madhështor. Ajo çfarë më pëlqeu pos…

  • Alexander Payne din të sjell tema jo të zakonshme për publikun në mënyrën më të mirë të përpunuar. Pas punimit të tij të fundit ‘The Descedants’, Payne mban shijen e njëjtë, porse me detaje dhe karaktere të ndryshme. Përsëri ai na lidh me karakterin kryesor i cili nuk ka një tregim të përkryer, dhe përsëri…

  • Një film shumë i mirë, por, i mbetur në hije falë aktrimit të përkryer të Matthew McConaughey e Jared Leto. Kështu do të përmblidhja me një fjali këtë film. Të dy aktorët vijnë me aktrimet e karrierës së tyre, dhe që të dy pritet të marrin çmimet më të mëdha kudo që janë nominuar. Kontribut…

  • Her (2013) – Recensim

    Spike Jonze sjell një film me temë futuristike, të realizuar për mrekulli, me një ritëm të lehtë, të qetë, të këndshëm që përkundër temës të çuditshme që ka, të aktivizon emocionet ndaj karaktereve, pa marrë parasysh sa njerëzore që janë. Theodore është një ‘shkrues letrash’, ta quaj ashtu. Mund ta quajmë edhe si një ish-shkrimtar,…

  • Skllavëria vazhdon të mbetet temë prekës dhe inspiruese për shtjellim në filmat artistik. Sa herë që kemi një film të tillë padyshim që bënë bujë, sidomos kur është i realizuar në mënyrë të shkëlqyeshme. Ngjashëm ndodh edhe me ’12 Years a Slave’ të Steve McQuinn. Një film i realizuar për mrekulli, por, me një temë…

  • Do të thosha se ‘sikur në asnjë film tjetër karakteri i Leonardo DiCaprios dominon filmin fund e krye’, por, megjithatë kjo më ndal qysh tek ‘The Great Gatsby’ pa u kthyer në kohë. Nuk është roli më i mirë në karrierë i DiCaprios. Nominimin për Oskar nuk e meriton para Tom Hanks e Robert Redford…

  • Nëse jeni nga ata që nuk keni lexuar apo parë ‘Mary Poppins’, atëherë perceptimi i parë për ‘Saving Mr. Banks’ mund të jetë sikur një autobiografi për Walt Disney, që nuk është. Nuk është as autobiografi për autoren e ‘Mary Poppins’, P.L. Travers. Edhe pse këta dy emra janë karakteret kryesore në këtë film. Porse…