Tag: Seriale


  • LOTR: The Rings of Power – Sezoni 2 (me spoilera)

    Një shembull i qartë pse nuk duhet t’ju besohet notave në imdb është seria që urrehet vetëm pse është e Amazonit! Sezoni i dytë i Rings of Power, që vazhdon të shtjellojë Sauronin dhe origjinën e unazave, veç çka është ngritur në cilësi prej sezonit të parë. Ky sezon ka qenë edhe më i lehtë…

  • Twin Peaks – The Return (pa spoilera)

    Nuk ka më të gërditshme se kur njerëzit që janë maniakë për një artist të flasin me ëndje për të – ta humbin edhe pak dashuri e respekt që mund të kesh për të! Një këshillë, sa më pak fjalë, aq më mirë! Ashtu do të provoj të shkruaj për David Lynch dhe sezonin e…

  • Dark Matter – Sezoni 1 (pa spoilera)

    Një profesor i fizikës shkon në festën e shokut të tij që ka fituar një çmim prestigjioz. Rrugës për në shtëpi ai rrëmbehet nga njerëz të maskuar të cilët e injektojnë me diçka që i humb vetëdijen. Me tu zgjuar, ai takon dy njerëz që njeh – psikiatren Amanda dhe CEO-n e kompanisë, Llejtonin, të…

  • The Blacklist – Recensim serie (me spoilera)

    Nga momenti i parë kur i dorëzohet forcave të rendit, deri te momenti i fundit që i dorëzohet fatit, aventurat e Reddingtonit janë njëra ndër historitë më së miri të përpunuara në ekran për një dekadë të tërë. Njëtrajtshëm me zbulimin e listës së kriminelëve, fillojmë të mësojmë më shumë për të kaluarën e Reddingtonit.…

  • Domina – Sezoni 1&2 (pa spoilera)

    Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua, thonë! Livia Drusilla qëndron mbrapa të gjithë perandorëve të dinastisë Jul-Klaudiane, nga gruaja e Oktavianit deri te gjyshja e Neros! Por, në dy sezonet e para të Domina, kemi vitet e para të jetës së Livias dhe ngjitjen e saj në fuqi deri te gruaja e Oktavianit,…

  • Allo Allo – Recensim serie

    Për shumëkënd, thyerja e parë e zemrës ka qenë largimi i Marisë nga Kafe Rene! Bashkë-ndiejmë me të gjithë adoleshentët e pasluftës që shkonin në gjumë me komeditë e KTV-së në ora 23:30, e nisnin ditën me Sandokaaaan, Sandokaaaan! Do të doja të njihja përkthyesit e “Allo, Allo”-s, që të falënderoja për kreativitetin në përshtatjen…

  • She-Hulk – Sezoni 1

    Marvel është shaka! Dhe jo për të mirë, ashtu si kanali i Netflix në YouTube. Kur të bësh dhjetëra spin-off seri me idenë për të mjelë sa më shumë momentin e suksesit, sigurisht që disa janë mesatar, e disa edhe katastrofa si kjo. Jessica Gao është kreatore e serisë që sjellë Jennifer Walters si avokate…

  • Shrinking – Sezoni 1 (pa spoilera)

    A shkon psikologu juaj te psikologu? Varësisht se sa ngarkesë zbrazni ju, edhe ai ashiqare do të duhet të zbrazet diku, apo jo? Të gjesh psikolog të mirë është ma zor se të gjesh nuse! Kjo nga fakti që ai, ose ajo, do të dijë sekretet që as familja jonë nuk i di, e që…

  • You – Sezoni 4 (me spoilera)

    Ndonëse mund të ngulmojnë që ishte më ndryshe se zakonisht, sezoni i katërt i You, është më i dobëti deri më tani. Ose ndoshta po e teproj me subjektivizëm. Tash, pasi e ka bërë bërllok nëpër krejt Amerikën, Xho Golldberg zhvendoset në Mbretërinë e Bashkuar në ndjekje të Marianës. Këtu, tash është profesor i gjuhës,…

  • The Old Man – Sezoni 1 (pa spoilera)

    Jeff Bridges and John Lithgow! Nëse nuk jeni bindur pas këtyre dy fjalive të shikoni sezonin e parë të kësaj mini-serie fillimisht, atëherë zor që do të bindeni edhe pas rreshtave të mëposhtëm, sepse madhështia e kësaj serie është zor e përshkueshme. Jeff Bridges luan rolin e Den Çejs, një agjenti të pensionuar të CIA-s,…