Bryan Cranston njihet më shumë si Hajzenbergu i ‘Breaking Bad’. Por, ngushtimi i aftësive të tija prej aktori në vetëm një karakter mendoj që është fyes ndaj tij. Bryan Cranstonin, si në komedi, si në dramë, si në ditë të mira, si në të këqija, e gjeni si një aktor superior që përçon emocionet më…
Rritja ta shpif! Dhe kjo ‘rritje’ vjen kur nisin të ‘rrënojnë’ botën tënde të çudirave! Rritja është krimi më i madh që bëjnë të rriturit ndaj fëmijëve! Shkatërrimi i imagjinatës, i botës ëndërrimtare, e cila na nevojitet edhe më shumë kur rritemi e kur bota përreth na godet e përplas sikur të jemi karrige druri…
DC gjithmonë më ka pëlqyer për shkak të zhytjes së thellë në historinë e zymtë të ngjarjeve dhe karaktereve, të cilat janë larg perfeksionit. E ngjashme është edhe historia e Wanda Maximoffit e Visionit. Këto dy karaktere me superfuqi në botën e Marvelit nisin jetën në Amerikën e pasluftës së dytë botërore, me jetën që…
Nuk e kuptoj pse njerëzit shkruajnë në muret e Fejsbukut dedikime për të vdekurit! Që t’i lexojnë tjerët, apo që vetëm të shfryjnë veten, kur e dimë që të vdekurit nuk mund t’i shohin ato? Por është një mënyrë e përballimit të pikëllimit, mendon Mariana. E pakuptimtë më duket edhe shfaqja publike e dashurisë, qofshin…
Qysh mundesh të ndalosh shiun të bie? Qysh mundesh të ndalosh diellin të shndritë? Edhe, më e rëndësishmja, Qysh mundesh të shërosh zemrën e thyer të një njeriu? Sigurisht, përgjigjet i gjejmë në muzikë. Dhe këto janë pjesë e tekstit të këngës së Bee Gees, të cilën këngë për herë të parë e kam dëgjuar…
Para sezonit të katërt të Lost, pata pasur një befasi të mirë – rrjeti i internetit na ishte rritur në 256kbps! Ishte një ngjarje e madhe për fshatin, por për mua, përdorues i Ares, nuk ishte ndryshim aq ‘epokal’! Lost llogaris të ketë qenë seria që ka përshkruar 2000tat. Game of Thrones e ka bërë…
The Queen’s Gambit – Sezoni 1 (pa spoilera) Aq shumë është diskutuar kjo seri sa që ndoshta do të duhej ta bëja me spoilera, pasi nuk besoj që ka mbetur ndokush që nuk e ka parë ende. Sidoqoftë, rregullat janë rregulla, qofshin edhe personale, dhe sezoni i parë, si gjithmonë, është pa spoilera! Ka shumë…
Pas asaj finale të papritur, nuk e kisha idenë se si do të vazhdohej më tutje me historinë e ‘Cobra Kai’. Në fund të sezonit tretë, pres edhe dy sezone më së paku, dhe pak a shumë shoh historinë të vazhdojë edhe pas nja 30 viteve tjera! Pjesa më e këndshme, për mua që ‘Karate…
E kam përmendur shumë herë që një gjë e mirë për dramat britanike është që nuk zgjasin më shumë se gjashtë episode për sezon. Edhe një avantazh tjetër është që të gjitha episodet tashti po publikohen menjëherë, sikur ishte rasti me Roadkill. Roadkill duket një dramë politike e zakonshme për televizionet në ishull. Në qendër…
Sezoni i parë i His Dark Materials ka qenë fantastik. Historia ka qenë e thjeshtë, e ndarë në dy paralele, pjesa teknike ka qenë e mrekullueshme, gjithçka ka pasur kuptim. Sezoni i dytë nuk e vazhdon këtë. E pritshme ka qenë të zgjerohet tema, të shpërndahen historitë, por edhe pak e lodhshme në këtë masë.…