Ka qenë një mot me borë, me tokën jo të mbuluar të tërën. Frenku ia nisë një përshkrim të familjes së tij, që kulmon me përshkrimin e Liamit. Episodi i parë ka përfunduar me Stivin dhe Fionën! Pa Fionën nuk po bojka… Që nga ‘problemet’ me vazhdimin e kontratave kur Emy Rossum kërkonte pagesë të…
Nga njëqind mënyra për të vrarë Ray Donovanin, Showtime zgjedhin anulimin e papritur, pa i ofruar as edhe një finale të denjë! Sezoni i shtatë hodhi hapat për një Ray Donovan 2 në Brixheten derisa njëkohësisht do të mbyllte sagën e Mikit, armiqësinë e Donovanëve me Sallivanët. Por, kemi një finale që lë shumë pyetje…
Dy dekada më parë, me përfundimin e luftës, si një fëmijë mezi prisja të ardhmen. Një dekadë më vonë, dy vite pas pavarësisë, kisha menduar (në detaje) të mbysja veten. Sot, mezi pres episode si ‘Telashet nuk zgjasin përgjithmonë.’ Po atë vit, në mesin e disa serive që pata ‘testuar’ kishte qenë edhe një për…
Në mesin e viteve ‘90ta, kur Hugh Grant, Nicole Kidman, e David E. Kelley ishin në majat e suksesit të tyre artistik, do të kishte qenë e pamundur të paramendoje këta tre së bashku në një projekt televiziv. Arsyeja? Yjet e filmit nuk bëjnë seriale! Nuk bënin, deri kur Woody Harrelson e Matthew McConaughey nisën…
“E mbyllni derën jo për shkak dashurisë ndaj kojshisë, por sepse tmerroheni nga kojshia juaj.” E di që nuk është thënie që për herë të parë shfaqet tek ‘American Gods’, por është ndër ato që hasim shpesh tek ky produkt i Neil Gaiman, për të cilin vazhdojnë të thonë që libri është më i mirë…
Sa prej jush keni ‘imagjinu’ lidhje me mësimdhënësit tuaj? Jo?! Domethënë edhe ju sikur unë nuk paskeni pasur mësimdhënëse të reja, dhe keni qenë shumë të rinj të mos e kuptoni kompleksin frojdian! Kate Mara, të cilën mund ta kujtoni si gazetarja e famshme tek ‘House of Cards,’ vjen në rolin e një mësimdhënëseje të…
Sezoni i parë i ‘Project Blue Book’ ka qenë goxha i mirë. Sezoni i dytë – fantastik! Dhe çfarë bëjnë nga History Channel? E anulojnë! A mund t’i futemi konspiracioneve? Dyshoj, pasi që nuk kam parë të ketë pasur shumë fansa të këtij seriali që kishte të bënte me ndjekjen e objekteve të paidentifikuara –…
Njëri ndër filmat më të njohur britanik, njëkohësisht më të dashurit për mua, është ai që ka katër dasma e një funeral. Vepra e Richard Curtis është shndërruar në një klasik britanik, dhe adaptimi televiziv i tij nuk do të duhej të ishte një hap i lehtë, ndonëse në krye kishte Mindy Kaling. Kuptueshëm, kjo…
Karakteri që Kat Dennings luante tek ‘2 Broke Girls’ si një vajzë që nuk mërzitej për asgjë, më ka bërë të provojë edhe këtë seri që nuk është në të njëjtin zhanër sikur komedia e kaluar. Tek ‘Dollface’, Kat Dennings luan rolin e Xhullës, e cila pasi ndahet nga i dashuri i saj, provon të…
“Në fillim të injorojnë, pastaj të përqeshin, pastaj të luftojnë, dhe në fund ti fiton.” Kjo fjali e Mahatma Gandit, mjafton për të përshkruar karakterin emrin e të cilit e mban njëra ndër seritë më të këndshme të këtij viti të ligë! Vetëm shikojeni fytyrën e Ted Lassos, dhe nëse nuk ndjeni një afërsi që…