Serialet janë sikur qikat – janë ato serialet ma të mira, të cilat nuk ia tregon askujt, edhe sa herë i rishikon, sheh detajet të reja, të cilat vetëm sa i bëjnë ato edhe më madhështore, edhe më të përsosura, ani pse nuk janë në asnjë listë të Top10 a Top50 serive më të mira!…
Nga bashkë-kreatori i ‘Rick and Morty’, Justin Rolland vjen një komedi e animuar, goxha ngjashme, ‘Solar Opposites’. Tek ‘Solar Opposites’, një familje alienësh janë dëbuar në planetin Tokë, disi sikur Supermeni, pasi planeti i tyre është shkatërruar. Ata janë vendosur, si gjithmonë, në Amerikë, në një lagje ‘normale’. Për dallim prej ‘Rick and Morty’, këtu…
Kur të mbërrini të tridhjetat, me shumë gjasë do të hiqni dorë nga seritë me super-heronj! Unë e kam bërë këtë pak më herët, por koha e pandemisë dhe mungesa e serive aktuale, dhe mbi të gjitha Joe McHale në episodin e parë (nuk kthehet në tjerët) më bënë që të nisë dhe të vazhdojë…
Si ithtar i dualizmit, në shumë raste e përdori fjalinë banale ‘ja me mu (luanin), ja me arushën’, ani pse nuk ekziston ndonjë antagonizëm ndërmjet këtyre dy kafshëve as nëpër tregime për fëmijë. Para syve e kemi pasur, dualizmin, por e kemi vërejtur vetëm në sezonin e tretë. Adami dhe Eva, Jonasi dhe Martha, e…
Aq shumë më kishte kënaqur karakteri i Elizabetës në sezonin e parë, sa që pata vendosur që përfundimisht të nis të mësoj gjuhën e shenjave. Pasi përfundova pjesët kryesore, më shumë se mandarinën, del Elizabeta e së ardhmes si një lidere e pashpirt! Dhe kur mendon që ke parë më të tmerrshmen rreth saj, në…
Luani nuk ka fjet javën e kaluar, siç e ka zakon para 11pm. Nuk ka kryer punët e rregullta, ka porositur gjëra të panevojshme në internet, e as nuk e ka pastruar dhomën! Luani ka humbur veten sikur të ishte një karakter në serinë ‘Dark.’ Dhe krejt këto sakrifica ia kanë vlejtur, pasi gjithçka, gjithçka…
Për të katërtin sezon televiziv, patëm 18 sesione terapie për zemrat e jetët tona të grisura! Është pak e pakuptueshme për tjerët, më shumë e pashpjegueshme nga ne që e shikojmë ‘This Is Us’, ose më mirë të them ndjekim këtë seri emocionale e ngushëlluese të terapisë javore. Në fund të sezonit të kaluar veçse…
Makinën që i parandalonte gjërat e këqija, i jepte njerëzit e këqij e kemi pasur tek ‘Person of Interest’. Ai serial fantastik ka përfunduar pak para kohe, por për aq sa ka zgjatur ka qenë i kënaqshëm me çdo episod. Më i mirë se Westworld? Më ndryshe po! Në sezonin e tretë, që doli të…
Nëse nuk gaboj, sot është nënshkruar marrëveshja për bashkëqeverisje, rrjedhimisht e paqes, në Afganistan! Ishte frikësuese sa afër me realitetin ishte sezoni i fundit, ende me Afganistanin, me mundësi të kalimit të konfliktit në Pakistan, një president i ri i cili nuk dinte të qeveriste, dhe armiqësia e amshueshme me Rusinë. Mungonte vetëm pandemia e…
Ne, popujt e Ballkanit, mund të kemi shumë dallime ndërmjet vete në sipërfaqe, edhe kufij, por nëntokën e kemi të përbashkët. Kjo nëntokë, me të gjitha të zezat, vjen në një seri goxha mirë të realizuar, pak për lakmi për produksionet ballkanike. Pas serisë, inspiruar nga histori e vërtetë sipas kreatorit Srdjan Saper, qëndron Tony…