Një verë pas Olimpiadës së parë verore që kisha përcjellë si fëmijë, bashkë me fëmijët e mëhallës bëmë atë për të cilën na përqeshnin deri vonë adoleshentët dhe të rinjtë lokalë – organizuam Olimpiadën e mëhallës duke luajtur çfarëdo që mund të luanin disa fëmijë ende pa përjetuar pubertetin! Ishte çmenduri, por prapë, mbetet kujtim…