Nuk di cili njeri do të kthehej pas vazhdimit të tretë të Terminatorit, për filmin e katërt ku asnjëri nga karakteret kryesore nuk janë në film.

Më saktë, edhe sa luftëra ndërmjet terminatorëve dhe njerëzimit do të zhvillohen, e sa herë do të lëviznim lart e poshtë nëpër kohë.

Prandaj, ngjarja është pothuajse e ditur – e njëjta histori, i njëjti qëllim, por pak me dëshirë për të rifreskuar këtë duke provuar të futen më thellë në histori, me detaje, që për fansat e Terminator mund të dalin të jenë me shumë lëshime.

E vetmja arsye për të parë këtë film do të duhej të ishin emrat në kastin e aktorëve, e të cilët nuk janë të keq, në fakt shumë në nivel në kohën e shfaqjes së filmit – Christian Bale, Sam Worthington, Helena Bonham Carter…

Pjesa vizuale e filmit është e kënaqshme, që ndoshta është arsyeja tjetër për të shikuar këtë film. Nuk është i gjatë, regjinë e bën McG, i njohur për punën e tij në filmat aksion, gjë që mund të vërehet gjatë filmit, më shumë se për fantazi a për narracion.

Film për ata që nuk mund të ngopen me historinë e Terminatorit, por larg cilësisë së filmave paraprak, bile as në një listë me ta. Nota personale: 3/5