Për dallim prej filmit të parë, “The Accountant 2” ka një temë e histori më të zgjeruar, më shumë aksion, më shumë afërsi me karakterin kryesor, dhe më shumë Jon Bernthal.
Brakstoni është më i zëshëm, ka më shumë hapësirë, dhe shkëlqen në çdo skenë si e kundërtta e Kristianit.
Harmonia skenike që kanë Ben Affleck e Jon Bernthal është ajo e “good cop, bad cop,” vjen më shumë në pah në këtë vazhdim, duke ngjarë në çiftet më të mira të jaranëve nëpër filmat e viteve të fundit, ndonëse mund të themi se janë të vetmit që më kujtohen për momentin, një dyshe që udhëheq filmin me kaq sukses.
Filmi fillon me një grua misterioze që takon Rejmondin. Pastaj njihemi me “skuadrën” e Kristianit, i cili shkon të hakojë algoritmin e një aplikacioni për takime romantike, që është ndër pjesët më interesante të filmit sepse e shohim Kristianin jashtë “guacës” së tij.
Kemi edhe Brakstonin i cili tregon për problemet e tija pse nuk mund të adoptojë qen, si dhe shpërthimet e tija të zakonshme, në të cilat edhe përkrahet nga vëllai i tij herë pas here.
Është ma aktiv, më i gjallë se filmi i parë, dhe kjo falë faktit që filmi lëvizë pak më shumë nga karakteri i Kristianit, të cilin edhe e shtyn në një formë pak më ndryshe.
Nuk jam i sigurt për prurjet e reja, edhe historia pak ka qenë e papërshtatshme ndonëse e kuptoj ndërlidhjen me karakteret kryesore, si dhe filmin e parë.
Do ta shikoja edhe filmin e tretë, veç le të ketë sa më pak fëmijë. Nota personale: 3/5
