The Addams Family (1991)

The Addams Family (1991)

Kanë kaluar një çerek shekulli qëkur Gomezi kërkon vëllain e tij të zhdukur, Festerin, i cili ishte zhdukur pas një zënke që kishin pasur të dy.

Si çdo avokat amerikan, për të shfrytëzuar këtë dobësi të Gomezit, Talli, i cili u ka borxh fajdexhinjve, dhe një mashtrueseje, i propozon asaj që të birin e adoptuar, Gordonin, i cili duket goxha si Festeri, ta prezantojnë si vëllain e Gomezit.

Me t’u futur në familjen ekscentrike, e mjaft të errët – Familjen Adams – Gordoni që familja do ta njeh si Fester, do të gjejë thesarin e fshehur që do të ndihmojë avokatin dhe të ëmën e tij të pasurohen.

Me t’u vënë në funksion ky plan, Gordoni fillon të gjejë rrugën në zemrat e anëtarëve të familjes, por sidomos drejt thesarit, e në këtë rrugë do të ketë shumë pengesa, dyshime, dhe takime interesante me objekte e gjësende të çuditshme.

Nuk ka aktor më të mirë për këtë rol se Christopher Lloyd i cili bën një punë të shkëlqyeshme në karakterin e Festerit/Gordonit. Anjelica Huston është Mortisia – gruaja e Gomezit, i cili portretizohet nga Raul Julia. Në rol të shkëlqyeshëm është Christina Ricci si Uednesdej, rol që i ka lënë shumë mëmës edhe sot.

Filmi ia arrin qëllimit – të përçojë një lloj frike, intrige, e zymtësie, të gjitha në një nuancë komike, që e bën të përshtatet me universin e kësaj familjeje të mirënjohur në botën e argëtimit.

Barry Sonnenfeld bën goxha punë të mirë duke sjell kënde interesante sidomos që kapin Festerin në misionin e tij, e përfundimisht duke ofruar një produkt goxha të mirë në fund. Nota personale: 4/5