The Bourne Legacy (2012)

The Bourne Legacy (2012)

Jo!

Shumëçka shkon keq me këtë film, nisur nga titulli që provon të tërheqë audiencën e Bourne, por pa Bourne në rolin kryesor. Edhe titulli le një kuptim sikur të jetë lëvizje nga Bourne, por që në fakt është një paralele tjetër me ngjarjet në “Ultimatum.”

Po të kishte një titull tjetër, për shembull Cross, a Five, a diçka që do të përqendrohej te karakteri i Jeremy Renner, besoj që do ta pëlqeja, e edhe ta pranoja si një film goxha i mirë triler, ashtu edhe siç është.

Por, ndërlidhja me Bourne, me historinë e tij, ndonëse në film arrijnë ta lidhin me ngjarjet paraprake te Ultimatum, nuk është e kënaqshme!

Ka kuptim, por meh!

Jeremy Renner e Rachel Weisz janë të shkëlqyeshëm në rolet e tyre – i pari është një agjent i dënuar me ushtrime në Alaskë, e dyta është një virologe që merret me “ndërhyrjet” biologjike te agjentët e Outcome.

Në rolet tjera vijnë Edward Norton, Oscar Isaac, e edhe aktorët dytësorë nga filmat paraprakë, por të cilët mbesin në plan të dytë.

Filmi nuk është i keq, por nuk është Bourne, dhe rrjedhimisht del të jetë zhgënjim për fansat e trilogjisë. Nota personale: 2/5