Në një histori pseudo-shqiptare sikur të kishte dalë nga “Lugjet e verdha,” Katërshja Fantastike e heronjve kthehet në një film që provon të jetë më ndryshe nga paraardhësit në universin e Marvel.
Në regji të Matt Shakman, i cili e ka bërë WandaVision që ka pasur gjithçka që do të duhej të kishte një film superheronjsh, dhe për ironi nuk kanë shumica e filmave të Marvel, filmi provon të devijojë nga historitë e zakonshme kur superheronjtë shpëtojnë njerëzimin.
Përsëri njerëzimi gjendet para shfarosjes kur Galaktusi kërcënon të përpijë Tokën dhe këtë mesazh e dërgon nëpërmjet Surferes së Argjendtë. Për të parandaluar këtë, katërshja udhëton në hapësirë, dhe e paaftë për t’iu kundërvënë Galaktusit, kthehen me një pavendosmëri që u kërkon atyre të sakrifikojnë më të vlefshmen e tyre për krejt njerëzimin.
Pra, është një pozitë “e ngushtë,” që shtynë Katërshen të zgjedhin ndërmjet vetes dhe njerëzimit!
Pedro Pascal e Vanessa Kirby vijnë në rolet kryesore, bashkë me Julia Garner e Ralph Ineson në rolet antagoniste.
Në aspektin vizual filmi është goxha mirë i realizuar, edhe historia nuk është e dobët, por duket sikur ka shkëputje, boshllëqe. Nuk është si Marvelat tjerë, është më ndryshe, por jo shumë më i mirë se ata. Nota personale: 3/5

