Festat janë vdekje për ata të cilëve u kanë vdekur të afërmit. Sidomos festat e para pa ta. Me kalimin e kohës gjithçka bëhet më e lehtë, ndonëse mallëngjimi për të kaluarën nuk zhduket kurrë.

Imagjino vitet para teknologjike, bora deri në gju, i izoluar me vetëm ata që të shohin sytë.

Është dhjetori i vitit 1970, pak para festave të fundvitit, një profesor i klasikës, cilin nuk e duan as nxënësit e aq më pak kolegët e tyre. Njëri nga këta të fundit trillon një gënjeshtër duke ia lënë Pollit kujdestarinë për festa, nxitur më shumë nga fakti që Polli ka ngelë të birin e një donatori të madh të shkollës private.

Tani thonë që në privat nuk diplomojnë më lehtë!

Profesori Hunham mbetet të ketë kujdestarinë e pesë nxënësve, bashkë me kryekuzhinieren e cila vendos të qëndrojë në shkollë nga pikëllimi për të birin e saj të vdekur.

Pas disa ditëve, babai i njërit prej nxënësve vjen me helikopter që të merr nxënësit e të shkojnë në skijim. Të gjithë marrin lejen pos Angus, prindërit e të cilës nuk lajmërohen, dhe dikur dorëzohet për të kaluar pushimet në shkollë, me profesorin e kryekuzhinieren.

Dhe kjo periudhë festash do të jetë një afrim e shfryrje e të treve, jeta e të cilëve është shumë më ndryshe nga ajo që shpërfaqen në jetën e tyre të përditshme. Është një periudhë e këndshme, emocionale, e bukur vizualisht, që heq maskën prej të treve, sidomos lidhjen prindërore ndërmjet profesorit dhe nxënësit, të cilët “devijojnë” nga idealet e tyre në përkrahje të njëri tjetrit, pa harruar edhe kryekuzhinieren.

Është një film tipik i Alexander Payne, i cili ka përsosur këtë lloj zhanri të filmave që duken minimal në sipërfaqe, por të thellë sa oqeanet në brendësi. Më kujton në masë të madhe Sideways, por është shumë, shumë më i mirë se filmi i fundit i Payne.

Njëri ndër filmat më të këndshëm të vitit, dhe jo vetëm, një film si di Alexander Payne ta bëjë, por me një super-aktrim nga treshja me të madhin Paul Giamatti, mentor për Da’Vine Joy Randolph e Dominic Sessa. Nota personale: 5/5