The Housemaid (2025)

The Housemaid (2025)

Librat shërbejnë për të na ngacmuar mendjen, kreativitetin, fantazitë, dhe kjo shpesh lehtësohet kur i japim fytyrë karaktereve në libra.

Edhe më e lehtë është kur kjo fytyrë është Sydney, e që si për çdo djalë normal është arsye e mjaftueshme për të lexuar, në këtë rast dëgjuar librin.

Çuditërisht, libri është shumë, tepër më i mirë se filmi.

Ndoshta për këtë duhet të fajësojë mendjen time që në shëtitjet me qen ka lazdruar edhe më shumë, por edhe narracioni ka qenë goxha i mirë. Megjithëkëtë, libri është i shtjelluar në mënyrë të përkryer, vazhdimisht ndërton misterin, dyshimin, dhe gjithmonë të zë të papritur me kthesat që bëhen.

Këto kthesa tek filmi vijnë si të ngutura, të papërgatitura mirë, dhe rrjedhimisht, si te shumë libra, edhe këtu kemi atë ngarkesën për të sjellë në ekran çdo pjesë të rëndësishme për historinë që trajtohet në libër, e kjo rezulton me skena të shkurtra, të shpejta, që ndërtohen e mbërrijnë në përfundim shumë shpejt.

Pastaj, si çdo film, edhe këtu tenton të gjejë diçka më ndryshe me idenë se do të jetë një përvojë shtesë për lexuesit, si ata para, ashtu edhe ata që do të lexojnë librin pas.

Komercializëm 101.

Paul Feig bën regjinë, disi si A Simple Favour, dhe filmat e kotë me Melissa McCarthy. Amanda Seyfried është fantastike, më e mira në këtë film. Sydney Sweeney është ajo që është gjithmonë, e Brandon Sklenar as nuk i afrohet Endrus nga libri.

Për lexuesit është zhgënjim, për tjerët film ndoshta mesatar, për fansat e Sweeney, i mirë. Nota personale: 2/5