Më pëlqen Will Forte. Karakteret e tij të çuditshme që ka pasur në përvojën e mëparshme e bëjnë të përkryer për të qenë njeriu i fundit në botë.
Pilot episodi, në fakt dy episodet ngjitura që vështirë mund të dallojnë, shërbyen si nisje e përkryer e kësaj komedie të çuditshme.
Vërtetë më pëlqeu ideja e këtij seriali. Fillimisht nuk e dija se sa mund të përshtatej si komedi, por, isha gabim. Filloi shkëlqyeshëm, i vetmi njeri në botë duke bërë çfarëdo që i pëlqente, çfarëdo që dëshironte, që ka planifikuar tërë jetën e tij. Ishte fillim i mirë, por të gjithë e dimë që një serial nuk mund të vahzdoj me vetëm një fytyrë në të. Kështu që, pastaj u shfaq një grua, dhe posa u shfaq ajo, gjithçka shkoi mbrapsht për burrin.
Will Forte është i përkryer për këtë rol. Dhe harmonia e tij me Kristen Schaal duket të jetë fantastike. Dy njerëz të çuditshëm, të vetëm në botë, dhe u mbetet atyre ripopullimi. Skenari dukej i mirë, e aktrimi edhe më i mirë. Do të kthehem për më shumë se këto dy episodet. Nota personale 5/5
