As Game of Thrones, ku luan Bella Ramsey në rolin e një karakteri fantastik, nuk e pata ‘spoil’ ndonëse patën ‘rrjedhë’ skenarët para kohe!

Por, këtë seri, kah mesi dikur, e kam ‘spoil’ qëllimisht, pasi tensioni i ngjarjeve më shtynte të dijë fundin para se të më ndodhte diçka që ndodhi qysh në episodin e parë.

Tash, nëse e njihni Bella Ramsey, qysh në episodin e parë do e shihni se diçka ‘nuk është në rregull’ me reklamat dhe njoftimet për serinë.

Por, regjia e episodit të parë është art në vete me një kamerë në lëvizje me karakteret kryesore që na thithin të jemi si një tjetër person që po i ikën mumieve në ditën e kiametit.

Ngjarja fillon qetë, para se të përhapet paniku ku Xho (Pedro Pascal) merr të bijën dhe vëllain t’ia mbathin në një vend të sigurt. Disi të kujton këtë pandeminë e fundit kur prishtinasit ktheheshin në katund, veçse nuk ndiqeshin nga mumiet dhe nuk udhëtonin natën.

Mjafton episodi i parë që të marrë brenda dhe të shtyjë të vazhdosh deri në fund të sezonit të parë, pa menduar dy herë a ia vlen të vazhdosh, porse a mund të presësh të hënën tjetër.

Harmonia skenike e Pedro Pascal e Bella Ramsey është fantastike, derisa pjesa vizuale është për mësysh. Skenari është goxha i mirë, ndonëse mendoj që me tetë episode kishte kryer punë pasi një episod është thjesht i panevojshëm në lidhje me zhvillimin e ngjarjes, ama nejse…

Po pjesës vizuale që është fenomenale, goxha punë të mirë kryejnë regjisorët të cilët ia dalin të shtrojnë ngjarjen të qetë, të heshtur, dhe për një moment plas kiameti me skena që të humbin në to, dhe dëshiron të jesh aty, të ndihmosh si Xhonë edhe Ellin.

Do të ishte mirë po të mos ia prishja vetes fundin, sepse është një ndër fundet më të mira të një sezoni që kam parë. Prandaj gjithnjë dëshiroj t’i ruaj tjerët nga ‘spoilerat. Sidomos për sezonin e parë të ‘The Last Of Us’. Nota personale: 5/5