The Naked Gun (1988)

The Naked Gun (1988)

Frenk Drebin është në pushime në Bejrut. Aty ai ndërpret konferencën e krejt armiqve të Amerikës në atë kohë, të cilët po përgatisin një plan terrorist për të poshtëruar Amerikën.

Pas kësaj, në pritje në aeroport, ai has në një masë të entuziazmuar të cilët i përshëndet, por në fakt ata janë aty për Al Yankovic – komiku i njohur amerikan i njohur për satirën me këngë të njohura.

Në këtë moment e kupton që ke të bësh me një komedi cilësore amerikane e cila thumbon vetë kulturën amerikane, nga ky moment kur përzgjedhin një pseudo-këngëtar ndaj një shpëtimtari të vendit!

Filmi vazhdon me këtë nivel, me ardhjen e Mbretëreshës Elizabeta II në Los Anxhelos ndaj të cilës po bëhet një plan vrasës, të gjejë misionin e Nordbergut, një oficer zezak me prejardhje vikinge – pra ky film ishte nja 30 vite para Netflixut në këtë aspekt.

Dhe pjesa e tretë e filmit është më e qarta, më komikja, me një finale të denjë që nuk është as komike, por është e gjatë, e panevojshme, dhe kjo e bën komike!

Leslie Nielsen është i përkryer në këtë rol, disi është rol i bërë për të. Harmonia me Xhejnin, kapitenin, e detektivin është e mrekullueshme që i jep jetë filmit.

Kush do ta dinte që ishte fillimi i një serie filmash që edhe gati 40 vite më vonë do të ishte e pakrahasueshme, e pashoqe. Nota personale: 5/5