The Naked Gun (2025)

The Naked Gun (2025)

Ndoshta skenën më komike të këtij filmi – atë në banak të një bari Frenkun derisa i kujton viktimat e tija – e keni parë, por ky film ka shumë skena tjera, që ndoshta nuk janë për rrjete sociale.

E kjo kuptohet kur në rolin tjetër kryesor është Pamela Anderson, por larg vijave të “Baywatch.”

Anderson luan rolin e Beth Davenport, e cila kërkon të vërtetën mbrapa vëllait të saj Simonit, i cili dyshohet se ka vrarë veten, por ajo si shkrimtare e novelave kriminologjike mendon ndryshe.

Këtu hyn në punë Frenku i cili fillon të kërkojë të vërtetën, e në krejt këtë proces joshet nga Beth. Lidhja e tyre kalon nëpër faza të ndryshme, pjesë ëndërrimtare – që ndoshta është pjesa e vetme e kotë e këtij filmi – deri te skenat që habisin personat që shikojnë nga jashtë.

Ashiqare filmi ka shumë “dykuptime” të fjalëve e skenave, përfshirë edhe ato erotike, por nuk gjithmonë pjesa vizuale është në nivel të filmave të kaluar.

Në krahasim me filmat e kaluar, kjo “ribërje” e vitit 2025 është një ode e përkryer për trilogjinë origjinale me Leslie Nielsen. E kur jemi te Frenku, askush më mirë se Liam Neeson nuk besoj se do të bënte karakterin e djalit të Frenkut.

Aktrimi i Neeson është fantastik dhe që nga skena e parë, që është e “çmendur” deri në fund, Neeson mbërthen për mrekulli karakterin, derisa përballë ka Pamela Anderson që befasisht është shumë e mirë në rolin e saj.

Shumë veta e kanë konsideruar këtë si një rikthim të “komedisë së lirë,” larg kushteve e kufizimeve bajate ultraliberale. Ndonëse nuk sfidon aq shumë këta kufij, “The Naked Gun” na kujton komeditë klasike ku gjithçka është parë si komedi, larg politikës së “korrektësisë” e budallallëqeve të tjera. Nota personale: 5/5