Janë disa seriale që duhet të përfundojnë ashtu si fillojnë – mini-serial.

Ashiqare, lakmitarë ndaj suksesit të sezonit të parë të “The Old Man” që sillte në rolet kryesore dy emra të njohur të aktrimit, Jeff Bridges e John Lithgow, vendimi për të sjellë një sezon të dytë të serisë mund të jetë ndër më të këqijtë që kanë mundur të bëhen viteve të fundit për seriale.

E vërtetë që fundi i sezonit të parë kishte lënë hapësirë për sezonin e dytë, ashtu si le fundi i këtij sezoni për një sezon të tretë, i cili zyrtarisht nuk do të ndodhë.

Por, ideja për të stërzgjatur historinë veç sa e komplikoi atë duke e bërë një tentim të dobët për ta bërë serinë interesante. Dhe në këtë drejtim, skenaristët veç sa sillnin momente të çoroditura me shpresën se eksplodimet eventuale do të merrnin vëmendjen.

Në fund, “The Old Man” mbetet nga një super-seri e sezonit të parë, në një ide mediokre që çoi dëm përvojën dhe mundësinë për të pasur një finale adekuate si e meritonin Bridges e Lithgow! Nota personale: 1/5