The Proposal (2009)

The Proposal (2009)

Asgjë nuk e zbut një grua a burrë kokëfortë dhe mendjemadh më mirë se nevoja për vizë!

Kjo nevojë i paraqitet Margaretës, një kanadeze që punon në botim në Nju Jork, kur ajo kërcënohet me deportim për shkak të vizës së skaduar. Për të ruajtur pozitën si kryeredaktore në kompaninë botuese, Margareta, ashtu e pashpirt siç është, shtyn asistentin e saj, Endrun, që të shtiren se janë të fejuar, dhe për këtë ajo do t’ia botojë manuskriptin.

Për të dëshmuar këtë fejesë ndaj autoriteteve, Margareta dhe Endru duhet të udhëtojnë në festën e ditëlindjes së 90të të gjyshes së Endrusë, në Alaskë.

Gjyshja e Endrusë është e mrekullueshmja, Betty White, derisa rolet e prindërve të tij i luajnë po ashtu dy emra të mëdhenj në televizionin amerikan – Craig T. Nelson e Mary Steenburgen.

E vetë Endru është Ryan Reynolds, i cili me Sandra Bullock në rolin e Margaretës kanë një harmoni skenike aq të përshtatshme sa harron që je duke shikuar një film.

Për fansat e The Office, duhet të përmendim edhe Oscar Nunezin, i cili është njëfarë Ukshini që kryen gjithçka në këtë film.

Është një komedi romantike e këndshme me nuanca vjeshte e dimri, me një kastë fantastike aktorësh, dhe një histori bukur të rrëfyer. Skenar të ngjashëm do të mund të bënim edhe ne, por nuk e di se a do të dilte kaq i bukur. Nota personale: 4/5