Tash e 30 vite, kombinimi Matt Damon e Ben Affleck në film nxit pritje të mëdha nga fansat e kinematografisë, gjithmonë me nostalgjinë për “Good Will Hunting.”
Njëkohësisht, çdo tentim i tyre për një ribërje të atij filmi dështon, ndonëse jo medoemos ata duan të bëjnë diçka të tillë. Më shumë janë pritjet tona për diçka të tillë.
Por, kur e di që është film i Netflix, atëherë këto pritje ulen, dhe me të drejtë.
Te “The Rip,” të dy janë pjesë e forcave të rendit të cilët ende nuk kanë zgjidhur vrasjen e një kolege të tyre. Në kërkim të së vërtetës për këtë, ata gjejnë një shumë të konsiderueshme parash, dhe me krejt ngecjet burokratike në zbulimin e dorasëve të koleges së tyre, ata mbesin para një udhëkryqi – të marrin një pjesë të parave që të sigurojnë të ardhmen, apo të mbeten shërbëtorë besnik e të moralshëm të shtetit.
Sigurisht, kjo pasoja e faktorë tjerë relativë që kanë ndikim në krejt këtë muhabet, e edhe pak aksion.
Filmi e humb udhën paksa në pjesën e dytë, dhe s’mund të presësh më shumë nga dikush si Joe Carnahan. Pos Ben Affleck e Matt Damon në rolet tjera vijnë Steven Yeun, Teyana Taylor, e Catalina Moreno për të plotësuar kushtet e Netflix për të gjitha racat. Kyle Chandler e Scott Adkins gjithashtu janë pjesë e filmit.
Në vete, “The Rip” është film i mirë, mesatar. Pritshmëria jonë është ajo që e prish. Nota personale: 2/5

