Ndër filmat më të dobët të Arnold Schwarzenegger, dhe jo për fajin e tij, është ky, “The Running Man,” i cili, as tash kur duket të jetë më afër realitetit për nga tema, prapë mbetet i dobët si film.
Te ky film, që parasheh ngjarjet në vitin 2017, SHBA-të janë shtet policor ku qeveria mban kontrollin me anë të propagandës e censurës, e në krejt këtë një program me titullin e këtij filmi është garë ku kriminelët fitojnë lirinë duke ikur nga ndjekësit vrastarë.
Në rolin kryesor është Ben Riçards, një polic i fajësuar për krimin e kolegëve vetëm pse nuk ka përmbushur urdhrat mizor të eprorëve. Pas burgut, dhe pas një aventurë kohëshkurtër, ai duhet të gjejë lirinë në këtë program televiziv.
Tash, aktrimi është në rregull, edhe ideja e mirë, por realizimi, nga kreativ në shtjellimin e ngjarjes, deri te pjesa teknike nga ngjyrat e skenat lejnë shumë për të dëshiruar.
Në fund, si atëherë, si sot, mbetet dështim. Por, ndoshta filmi që pritet të shfaqet pas disa javëve mund të jetë më i mirë. Nota personale: 1/5

