Kur lexon përrallat arabe disi e vëren që shumëçka që kemi mësuar në fëmijëri, në fakt e ka burimin tek këto histori të treguara në netët e freskëta nëpër shkretëtira.
E për të kthyer në përrallë në një film, me krejt imagjinatën fantastike, duhet punë, sidomos nëse provon ta bësh këtë në mesin e shekullit të kaluar, pa kaluar më shumë se një dekadë qëkur zëri ka filluar të jetë në film.
Prandaj, pas këtij filmi qëndron një mori regjisorësh, e mbi të gjitha producentësh udhëhequr nga Alexander Korda dhe vëllezërit e tij, që mundësojnë të ribëjnë filmin e realizuar vetëm 14 vite më parë, por tash disa nivele më lart.
Pjesa epike e filmit shfaqet në disa skena me një mori karakteresh dytësore që vijnë në formën e qytetarëve të thjeshtë, e sidomos kalorësve të ushtrisë së mbretit të ri të Bagdadit, Xhaferit.
Xhaferi, portretizuar nga Conrad Veidt, është veziri i sulltan Ahmedit, të cilit provon t’i marr fronin që të sundojë vetë mbretërinë e pafund.
Për këtë sundim ai kërkon të fitojë zemrën e princeshës të portretizuar nga June Duprez, por ajo ndërkohë ka njohur Ahmedin, tash vetëm një qytetar i thjeshtë në arrati nga Xhaferi.
Në këtë arrati, me të është edhe Abu, një djalë i vogël indian, me të cilin fillon filmi, si një parapërgatitje për historinë kryesore.
Filmi është gjigant në aspektin teknik dhe kjo ndihmon përrallën legjendare të kthehet në një vepër filmike të denjë për të.
Aktrimi është i mrekullueshëm, përkundër që është nga emra jo aq të njohur, por prapë, pjesa teknike që sjell disa risi në film, është e hatashme, dhe kjo e bën filmin gjigant. Nota personale: 5/5

