The Third Man (1949)

The Third Man (1949)

Për fansat e zhanrit noir, ky film ka ardhur nga parajsa!

Ka gjithçka që do të duhej të kishte një film i këtij zhanri – historinë e mistershme, aktrim të ngjashëm, fotografi përrallore që sjell kontrastin ndërmjet të bardhës dhe të zezës në mënyrë mjeshtërore.

Filmi vjen nga Carol Reed i cili bën edhe skenarin bashkë me Graham Greene e Alexander Korda.

Ngjarja zhvillohet në Vjenë, ku pas Luftës së Dytë Botërore, një novelist, Holli Martins udhëton për vizitë dhe mbetet për hetuar vdekjen e mistershme dhe të papritur të mikut të tij të vjetër, Harri Llajm.

E Harrin, kur ishte vrarë, e kishin tërhequr dy veta, trupin e tij. Por, një dëshmitar thotë se ishte edhe një person i tretë, dhe kjo bëhet pjesa kryesore e hetimit të Hollit, i cili kërkon të zbulojë misterin me forcën e tij, por edhe duke rrezikuar veten në krejt këtë konspiracion.

Misteri i temës është i përshkruar për mrekulli, por ana vizuale është ajo që e bën këtë film të mahnitshëm, përrallor, të përkryer!

Nëpër krejt Vjenën, kemi kryesisht natën, dhe në këto net, kemi hijet dhe dritën, në një kontrast që në vete përmban më shumë se një mesazh e përshkrim të ngjarjes!

Dhe pastaj, aktrimi.

Joseph Cotten, Alida Valli, Trevor Howard, dhe i papërsëritshmi, Orson Welles!

Filmi shkëlqen në çdo aspekt, duke u bërë njëri nga filmat noir më të mirë ndonjëherë. Nota personale: 5/5