The Wrong Paris (2025)

The Wrong Paris (2025)

Më doket veç Gilan, North Dakota nuk ka në Amerikë!

Paris, Saint Petersburg, krejt sendet me Nju përpara, ni kallaballëk vendbanimesh me toponime evropiane, shpesh mund të jenë konfuzion për amerikanët, por çka nuk është konfuze për ta?!

Një artiste e re, Daun, jeton në një qytet të vogël të Teksasit me dy motrat dhe gjyshen e tyre, e cila është kujdestare. Me ëndrrën për të studiuar në Paris, ajo ka kursyer para, por të cilat detyrohet t’i shpenzojë për shërimin e gjyshes.

Motra e saj, fanse e reality-shou, e shtyn Daunen të konkurrojë në një program mesitnish. Ndonëse injorante ndaj këtyre programeve, ajo joshet kur dëgjon se sezoni i ardhshëm do të organizohet në Paris.

Është shumë vonë kur e kupton se Parisi në fjalë është pak më larg se vendlindja e saj, në Teksas, e jo në Francë.

Në pamundësi për të heq dorë, ajo ndoshta mund të përfitojë më shumë se sa një bursë.

Miranda Cosgrove vjen në rolin kryesor, si gjithmonë në karakterin e saj. Pjesa tjetër nuk janë të padurueshëm, edhe historia është e mirë, por nja 15 minuta më e gjatë.

Është tipik për filmat e Netflix, ndoshta mesatar, për fansat e iCarlyt. Nota personale: 2/5