Në një apartament në Nju Jork jetojnë tre burra të cilët shijojnë në maksimum anët pozitive të beqarisë.

Peteri është arkitekt, më në moshë, i cili duhet të jetë më i maturi nga treshja, por nuk përshtatet me këtë mision. Majkëll është më i riu dhe punon si vizatues, animator, dhe duket se është pak më i pjekur se dy tjerët. E në mes është Xheku, aktor, me një kombinim nga të dytë, duke jetuar një jetë më të shfrenuar se të dy.

Një ditë, në prag u vjen një “pako” që në fakt është një foshnje, e cila quhet Meri.

Të tre duhet të kujdesen për foshnjën, e cila del të jetë e bija e Xhekut.

Porse, Xheku është në filmim në Turqi, dhe ka dërguar një pako për në shtëpi, veçse ajo nuk është foshnja!

Ky keqkuptim do të dalë të ketë kthesa të papritura mes këtyre dhe karaktereve tjera, e ndërkohë, Meri, do t’u tregojë Peterit e Majkëllit sa e vështirë është të kujdesesh për një foshnje, sidomos kur je prind i vetëm.

Tom Selleck është Peteri, Steve Guttenberg i “Police Academy” është Majkëll, e Ted Dansoni i shumë serive të njohura është Xheku, që të tre të përshtatshëm me karakteret e tyre.

Filmi i bazuar në një histori të hershme adaptohet në film nga regjia e Leonard Nimoy, i njohur më shumë për rolin e Spokut në “Star Trek.”

“Three Men and a Baby” është film i mirë, argëtues duke shfrytëzuar idenë e njerëzve injorantë ndaj një vetie të përballën me atë që injorojnë duke përfunduar në pozita që janë deri diku komike për neve si shikues. Nota personale: 3/5