Titanic (1997)

Titanic (1997)

Ka shumë filma të kotë që kanë fituar Oskar, dhe ky duhet të jetë aty në maje.

Do të doja të doja dikë ashtu si urrej këtë film, me tërë zemër, që nga fëmijëria, pa asnjë rezervë, për çdo moment të filmit, nga fillimi deri në fund.

E nga fillimi i kësaj urrejtje deri më sot ka ndryshuar gjithçka te unë, nga dioptria e pesha, deri te flokët e mjekra, por urrejtja është konstante, e pandalshme, e ëmbël!

Çka nuk ka për të urryer këtë film?

Një anije e madhe, me gjithë ata njerëz, dhe ne koncentrohemi në një dashuri shekspiriane e një djali me asgjë dhe një vajze borgjeze, e cila në fund hedh qaforen e artë në fund të oqeanit për të ushqyer peshqit?!

Qysh thotë edhe komedieni im i dashur, po të ishte gjyshja ime, ajo do të zhytej dhe të nxirrte ato qafore!

Lëre që tema është e kotë, megalomane, me një maje të “avulluar” të dashurisë së Kate Winslet e Leonardo DiCaprios, por edhe tri orë e gjysmë, si tri javë, edhe krejt a pe “nxe” Leo Kejtin, a s’pe nxe.

Pastaj, a pe “nxe” dera Leon, a s’pe nxe, po nejse, çika ka nevojë për “space” se “it’s too much, too overwhelming.”

Dhe në fund, për të tmerruar një fëmijë, të cilin të rriturit e papërgjegjshëm – tezja obv – i lëshojnë Titanikun, kemi skenat që ende të shtinë ethet, pa marrë parasysh sa filma të frikshëm të ka ra hise m’i kqyr.

Ashiqare, është personale kjo ndjenjë, edhe në atë masë sa nuk kam shikuar as dokumentarë për këtë ngjarje. Pastaj, janë krejt konspiracionet për Titanikun dhe udhëtarët tjerë në atë anije, por neve na vjen një histori e dy hajvanëve në epsh!

Nc, ëË. Nota personale: 0/5