Padyshim që njëra nga fytyrat ikonike të Kupës së Botës së vitit 1994 është italiani i famshëm për bishtalukun e tij, i cili është edhe titulli i dokumentarit biografik për futbollistin e njohur italian, që përkundër një karriere të suksesshme, nga shumica kujtohet për një rast famëkeq.

Për atë rast, muajin tjetër.

E deri te ajo finale, Baggio kishte një karrierë të vështirë, nisur nga operimi i ligamenteve dhe meniskusit qysh në moshën 18 vjeçare, për të cilën gjë iu nevojiten hiç më pak se 200 qepje të brendshme.

Mjekët kishin konstatuat se ai nuk do të mund të luante futboll, por, nëpër dhimbje, shpesh pa barna për shkak të alergjisë, ai nënshkroi me Fiorentinën ku kaloi pesë vite duke u kthyer në legjendën e klubit.

Po aq vite kaloi edhe në Juventus ku fitoi Topin e Artë, dhe përfundoi i dyti një vit më vonë, pas asaj penalltie famëkeqe!

Titullin nga Torino e mori në Milan ku fitoi skudeton qysh në sezonin e parë, dhe pas dy viteve kaloi te Bolonja në sezonin e tij më efikas, të cilin e shfrytëzoi si urë për t’u kthyer në qytetin e modës, por te Interi, në sulmin fatal me Ronaldon.

Sa fatal, aq edhe i brishtë ishte ky sulm për shkak të lëndimeve që kishin të dy.

Amerika 1994

E në Amerikë, në një lojë tipike italiane, i vetmi që shkëlqente ishte Roberto Baggio.

Pas një faze grupore të tmerrshme, si për atë, ashtu edhe për Italinë, erdhi ajo seria e eliminatorëve ku kur asgjë nuk shkonte si duhej, Baggio dilte e shënonte.

Së pari në minutën e parafundit, me një lojtar më pak, shpëtoi Italinë nga eliminimi ndaj Nigerisë, e pastaj në çerekfinale, dy minuta para fundit, ai shënoi golin e fitores kundër Spanjës.

Në gjysmëfinale, falë golave të tij (dy për pesë minuta), Italia mposhti Bullgarinë, 2-1, dhe kaloi në finalen e famshme, ku përsëri luaji i lënduar.

Kjo paraqitje i siguroi atij vend në Ekipin e Turneut, dhe shpërblimin për lojtarin e dytë më të mirë, golashënuesin e dytë më të mirë, dhe përfundimisht, medaljen e argjendtë për kombëtaren e dytë më të mirë.

Golat e Roberto Baggios në Kupë të Botës – https://www.youtube.com/watch?v=hi_YftP91rA