Weapons (2025)

Weapons (2025)

Më në fund një film për vjehrrat, kunatat, e njerkat!

Filmi i zhanrit horror, “Wepons” ka një hyrje drithëruese që të tërheq menjëherë në të, sikur të vendos kthetrat dhe të përpinë brenda. Në të njëjtën mënyrë, disa fëmijë, në mes të natës, krahëhapur dalin nga shtëpitë e tyre në drejtim të panjohur.

Të zhdukur, prindërit fajësojnë mësuesen e klasës, Xhustinën, nga nxënësit e të cilës vetëm njëri nuk është zhdukur.

E ngujuar mes të kaluarës që le hapësirë për të dyshuar, dhe të tashmes që nuk i lë hapësirë për t’u shfajësuar, Xhustina duhet të bëjë çfarë të mundet që të mësojë të vërtetën, por kjo nuk do të shkojë aq lehtë sa e mendon.

Në regji dhe skenar të Zack Cregger, i panjohur për këtë zanat, filmi është një realizim teknikisht fenomenal. Mban misterin dhe frikën deri në fund, me momente që na jep pak dritë në errësirën që ka kapluar të gjithë, si shikuesin këndej murit të katërt, si banorët lokalë të qytezës.

Julie Garner vjen në rolin e mësueses, e në rolet tjera janë Josh Brolin, Benedict Wong, e Aiden Ehrenreich.

Ndër filmat më të mirë horror të këtij zhanri, psikologjik, jo mbinatyror, e në mesin e filmave më të mirë të këtij viti. Mbi të gjithë narracioni është i shkëlqyeshëm.

Befasi e frikshme. Nota personale: 5/5