Në vitin 1960, Edith Piaf ishte e inatosur në shërbëtoren e saj që kishte lënë në banesë dy tekstshkrues, veprat e të cilëve ajo i kishte refuzuar vazhdimisht. Pasi i kishte lënë të presin goxha gjatë, u kishte lejuar vetëm një këngë.
Ajo këngë shkon ne bëhet hit i saj, me të cilin Uensdej Adams e bën krimin që e largon nga shkolla “normale” ku lëshon peshq piranje në pishinën e ngacmuesve të së vëllait, të cilën gjë e bën pa fije pendimi, ashtu siç thotë edhe kënga.
Tim Burton është usta i zhanrit të tij, dhe kjo vërehet fund e krye në të tetë episodet e serisë “Wednesday.”
Si seri e dalë nga filmat “The Addams Family,” ngjarja përcjell të bijën e familjes, Uensdej e cila tash që është përjashtuar nga shkolla normale, shkon në shkollë për “krijesa speciale,” ku zymtësia e saj do të duhej të përshtatej më shumë me ambientin.
Por, ajo gjen shoqen më shumëngjyrëshe në Enidën, duke bërë një kontrast karakteresh që i jep shije serisë, e cila ka të gjitha që do të donte një adoleshent, dhe jo vetëm!
Jenna Ortega e Emma Myers vijnë në rolet kryesore, duke shkëlqyer në karakteret e tyre të kundërta, derisa ka edhe rikthim nga e kaluara me Christina Ricci, e emra tjerë si Gwendoline Chrisite në rolin e drejtoreshës, e Luiz Guzman e Catherine Zeta-Jones me një hapësirë minimale por që shërben si hyrje e përkryer në seri.
Fantazi, komedi, krim, mister, të gjitha të ngjyrosura me errësirën që di ta bëjë më së miri Tim Burton, në një histori të shtjelluar në përsosmëri, me një aktrim në po atë nivel, sezoni i parë i Wednesday është nga më të mirët e viteve e të fundit. Nota personale: 5/5

