Nganjëherë njerëzit ta plasin, edhe për ta plasur nuk duhet shumë.
100 veta të mbushin me tërbim, dhe mjafton një gjysmë personi që të shpërthesh dhe të lëshosh furinë e mbushur nga 100 veta!
Në këtë film të Damian Szifron vijnë gjashtë histori me temë të dhunës dhe hakmarrjes, me aktorë të ndryshëm argjentinas e latin, jo aq të njohur ndoshta më herët në kinematografinë ndërkombëtare.
Por, kujt i duhen emra të njohur kur shpërthimet e ngjarjet e tyre janë aq të ngjashme sa 90% e njerëzve normalë do të shihnin vetëm në to.
Dhe, katër nga këto gjashtë histori janë inspiruar nga jeta personale e regjisorit dhe skenaristit të filmit i cili do të nominohej për Oskar atë vit, por sigurisht se nuk është në qejf të atyre që votojnë sepse bërllok janë përzgjedhësit!
Historitë tregojnë një fluturim ku të gjithë duket se e njohin Pasternakun, historinë e një kameriere që hakmerret për familjen e saj, një zënkë trafiku në shkretëtirë, një baba që ia plas burokracia, edhe një tjetër që përfshijnë organet e rendit dhe të drejtësisë, dhe një dasmë.
Filmi është një shfryrje, por nuk do të duhej të merrej si inspirim sepse mos vet për ne! Nota personale: 4/5

