A Family Affair (2024)

A Family Affair (2024)

Më duket se nga i kthen sytë, aty është Nicole Kidman, ose me film ose me serial.

Së fundmi, më shkoi nerva te “Babygirl,” e që është një kopje shumë më e dobët se kjo e Netflixit.

Te “A Family Affair,” Joey King luan rolin e asistentes së një ylli filmi, Zac Efron. Ky i fundit fillon një aferë me nënën e karakterit të Joey, e që është Nicole Kidman.

Pra është një lëmsh familjar që përzien romancën me shumë skena komike, përfshirë ndoshta edhe atë videon ku karakteri i Zac Efron këndon “Believe” të Cher, e të jem i sinqertë, ka qenë edhe një arsye pse kam vendosur të shikoj këtë film. Nejse de, arsyeja e vetme.

Edhe nuk jam zhgënjyer.

Është film i lehtë, pak i gjatë, që vë një rivalitet nënë-bijë të cilat e shohin Krisin me sy të ndryshëm, por kanë frikë që ky trekëndësh do të përfundojë me pasoja për të gjithë.

Regjinë e bën Richard LaGravenese i “P.S. I Love You,” e nga fillestarja Carrie Solomon që marrë parasysh këtë fakt bën një punë të mirë.

Për fund, “A Family Affair,” mbetet një film i këndshëm, një rom-kom mesatar që anon më shumë nga komedia. Nota personale: 3/5