Dikur gjatë rritjes harrojmë zemrën, veten, dhe përqendrohemi te logjika, bota e jashtme, e cila na jep formën, na ndryshon dëshirat dhe planet, dhe krejt jetën.
I rritur në vreshtin e dajës ku kalon pushimet verore pasi prindërit i vdesin në një aksident trafiu, Maksi mëson të vlerësojë gjërat e mira falë dajës Henri.
Me vdekjen e Henrit, Maks mbetet pasardhës i vetëm i vreshtit, dhe kthehet për ta përgatitur për shitje, por rrugës, gjersa ngacmon çiklistët me emrin e atij që më vonë do të dilte të jetë mashtruesi më i madh i këtij sporti, e shtyn në ara një banore lokale, Fenin.
Çka e bën njeriun të dojë paratë, të cilat dikur i kthehen si një matës suksesi më shumë se një mënyrë për ta këmbyer për shërbime dhe gjësende të ndryshme? Këtë nuk e di as Maksi, i cili shtyhet të kthehet shpejt e shpejt në Londër pasi shkakton një tollovi në firmë.
Një verë franceze, në fillimet e pushtimit teknologjik, me Russell Crowe në rolin e Maksit dhe Marion Cotillard në rolin e Fenit, në një film që sfidon njeriun modern me përzgjedhjet e një jete të thjeshtë, është “A Good Year.”
Është film i këndshëm, me skenar, fotografi, e aktrim fenomenal. Harmonia skenike është e shkëlqyeshme, me dialogë që shpesh kthehen në komedi të lehtë, dhe mbi të gjitha me Albert Finney në rolin e dajës Henri.
Është një rrugëtim moral i Maksit, një financier modern robot kundër kujtimeve të fëmijërisë që i sfidojnë pranverën jo vetëm vjetore. Nota personale: 4/5
