Filmi të prishë, me plot kuptimin e fjalës, dhe pastaj janë disa filma të prishtë!
“American Pie” është në skaj, në qosh të asaj që mund të konsiderohej si normale në ekran, duke mbetur në një vijë të hollë kundër asaj që nuk lejohet as në ekranin e kinemasë!
Po të ishin vetëm pjesët me përmbajtje për të rritur, filmi nuk do të ishte diçka e veçantë. Këtu kemi më shumë momente të pështira, të gërditshme, që të bëjnë të vjellësh se sa që mund të ketë pjesë me përmbajtje për të rritur.
Dhe më e keqja e krejt kësaj – filmi përkon me realitetin, ndonëse ishte çerek-shekulli më parë!
Është shumë e vërtetë se çdo grup shokësh është një kombinim i karaktereve kryesore në film, në mos më keq e rrallëherë më mirë.
Ngjarja zhvillohet në fund të vitit shkollor kur katër miq të ndryshëm, dhe Stifleri, nisen për të pushtuar botën, të shkojnë në vende ku nuk do të shkonin as me armë! iykyk
Secili në mënyrën e vetë dëshiron të avancojë lidhjen me vajzat, të dashurat, shoqet, partneret, mysafiret, çfarëdo që kanë në “cak.” Dhe ky mision gjithmonë përfundon në kaos, tollovi, që më shumë se të qeshura sjell shkundje koke.
Jason Biggs, Chris Klein, Thomas Ian Nicholas, Eddie Kaye Thomas, dhe Seann Wiliam Scott janë në rolet kryesore të djemve, me Eugene Levy e Jennifer Coolidge në rolet e prindërve të pakët prezent, dhe pastaj Alyson Hannigan, Mena Suvari, Tara Reid, Natasha Lyonne, e Shannon Elizabeth vijnë në rolet tjera.
Është film i tmerrshëm, që sa më shumë rritesh aq më katastrofë bëhet. Por, për axhamitë në adoleshencë, legjendar. Nota personale: 1/5

