Ky film është i përkryer!
Krejt çfarë premtohet nga promo e posteri ofrohen në film. Bile, krejt çfarë ndodh në film mund të shihet në trailerin prej dy minutave, të cilat pastaj zbërthen në rreth 100 minuta.
Bea dhe Beni janë një vajzë e djalë që nuk e çojnë mirë pas takimit të parë, dhe disi ribashkohet në një dasmë në Australi. Derisa Beni kërkon të ribashkohet me ish-të dashurën, Bea provon të ikën nga ish-i dashuri të cilin familja e sheh si të duhur tash që bija tjetër po martohet.
Epo, kjo është goxha temë për një film që krejt çfarë premton janë dy persona të bukur që pjesën më të madhe të filmit e kalojnë të zhveshur, në kufijtë e një filmi romantik, me ngjarje komike të cilat prapë më shumë janë komedi e mbështetur në fizikun e të dyve, dhe jo vetëm!
Pra, ky është film i bukur!
Edhe atë si dinë t’i bëjë regjisori Will Gluck i cili ka një përvojë me tituj si “Friends with Benefits” që për kohën kur ishte shfaqur ngjante në këtë, veçse më i “përmbajtur.”
Në rolet kryesore vijnë Sydney Sweeney e Glen Powell, e rolet tjera dytësore vërtet janë dytësore!
Një komedi-romantike që shtyn kufijtë e një filmi artistik në aspektin sugjestiv, dhe ata që vijnë me këtë ide nuk do të zhgënjehen aspak. Nota personale: 4/5

