Aquaman (2016)

Aquaman (2016)

Në tentim për të zgjeruar universin e super-heronjve të tyre karshi rivalit, DC do të porosiste filmin bazuar në heroin e botës ujore, e nënujore, Aquaman.

Fillimisht, përzgjedhja dukej e mirë – Jason Momoa në rolin kryesor, James Wan në regji.

Dhe kjo funksionoi për pjesën më të madhe të filmit.

Në aspektin vizual filmi është i mahnitshëm – sjell një botë të re, goxha të sofistikuar në realizim teknik, magjepsëse në momente, dhe ndoshta edhe pjesa më e mirë e filmit.

Jason Momoa është karizmatik, një person që mund të mishërojë humorin dhe forcën në të njëjtin karakter, dhe këtë e bën goxha mirë, duke përzier Arturin dhe Akuamenin si dy karaktere të ndryshme në një person.

Megjithatë, skenari nuk krijon një temë të kënaqshme për të shpërfaqur madhështinë e Akuaman si hero, dhe mbetet i cekët në shumë pjesë duke e kthyer këtë më shumë si një autobiografi, një shfaqje individuale, me disa intermeco, edhe atë jo aq të këndshme.

Përderisa Momoa është i shkëlqyeshëm, krejt pjesa tjetër janë meh, nisur nga Nicole Kidman e deri te Patrick Wilson. Përzgjedhja është e dobët e përshtatja me karakteret edhe më e dobët.

Edhe sot “Aquaman” duket si njëri nga filmat që ka mundur të ofronte më shumë se sa një eksperiencë e njëhershme në një univers aq të pasur. Nota personale: 2/5