Arcadian (2024)

Arcadian (2024)

Në një të ardhme të afërt kur njerëzimi është shfarosur, në një shtëpi të largët pyjore jetojnë Poli dhe dy djemtë e tij binjakë. Gjersa ditën është një jetë e qetë dhe e zakonshme, gjatë së cilës ata provojnë të gjejnë njerëz tjerë që kanë pasur fatin e njëjtë, me të rënë errësira, duhet të mbyllen në shtëpi, dhe të mbyllin gjithçka kundër krijesave të frikshme që zotërojnë natën.

Arcadian është një film premtues për zhanrin horror, me nuanca të dramës familjare, që ndoshta mund të ketë qenë më dinamik, si për nga historia ashtu edhe nga ngjarjet, por për një fans jo aq të madh të filmave horror, mbetet i mjaftueshëm.

Në vete, nuk është film dëshpërues, i keq, i pa-shikueshëm. Ka elemente mirë të shtjelluara, ndoshta mund të bëhej më shumë në pjesën teknike të ndjelljes së frikës te shikuesi, e në anën tjetër fotografia është gati magjepsëse.

Në rolin kryesor, atë të Polit, vjen Nicolas Cage, derisa pjesa tjetër janë aktorë më pak të njohur, të cilët bëjnë punën e tyre pa ndonjë veçanti.

Për fund, “Arcadian,” mbetet një film i zakonshëm për Nicolas Cage që po i bën së fundmi – jo diçka i veçantë, por jo i padurueshëm. Nota personale: 3/5