Në tentim për të zgjeruar universin e “Kingsman,” Matthew Vaughn provoi që me “Argylle,” të hap edhe një front diku tjetër, që do të ishte po aq i suksesshëm, por ja që nuk doli!
Ideja është intriguese – një shkrimtare pahiri parasheh të ardhmen me novelat e saja për spiunë, dhe kjo e bën cak sulmi.
Bryce Dallas Howard është e mirë në këtë rol, e edhe pjesa tjetër a aktorëve janë në nivel, të përshtatshëm për fillimin e një franshize të re – Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryan Cranston, Dua Lipa dhe sigurisht, i padukshmi, John Cena!
Por filmi zgjerohet shumë, zgjatet edhe më shumë, ndoshta në tentim për të vendosur rrënjët për filmat pasues, për t’u bërë më i madh se që në fakt do të duhej të ishte, e ndoshta për shkak të buxhetit!
Në fund, “Argylle,” mbetet ide e mirë, por e tepruar në realizim, që na bën të dyshojmë për të ardhmen jo vetëm të kësaj franshize, por për krejt Kingsman-ët.
Megjithatë, si fans i franshizës, do të doja të shihja shtjellimin e mëtejmë të kësaj historie, dhe ndoshta më pak komplikime e më shumë “gjallëri origjinale,” jo si të zorshme që ndihet në pjesë të këtij filmi.
Fatkeqësisht, filmi më i dobët i krejt franshizë, mesatar për fansat, humbje kohe për tjerët. Nota personale: 3/5
