Atiba Hutchinson

Atiba Hutchinson

Oktopusin më së miri e njohin fansat e Beshiktashit.

Për një dekadë të kaluar në Turqi, ku pos nofkës që vinte për shkak të gjatësisë trupore dhe shtrirjes që mbulonte në fushë në rolin e një mesfushori defanziv, ai kishte fituar edhe tre tituj të kampionit të Turqisë, duke u kthyer në legjendë të klubit të skifterëve.

Para se të kalonte në Turqi, ai kaloi kohë në Skandinavi dhe Holandë, dhe me një karrierë të kaluar pothuajse të tërën nëpër Evropë, ai u bë kanadezi më i njohur në këtë shekull.

Mbi 100 ndeshje të zhvilluara për Kanadanë, ai shtyu karrierën e tij deri te paraqitja e Kanadasë në Kupën e Botës para katër viteve në Katar, ku do të bëhej debutuesi më i vjetër, jashtë portës, në një Kupë të Bote në moshën 39 vjeçare.

Kapiten i Kanadasë, Atiba kishte qenë gjashtë herë lojtari më i mirë kanadez në histori, derisa për kombëtaren kishte qenë i rregullt nga viti 2003 deri në vitin 2023, për një karrierë prej dy dekadave.

Përvoja e tij në Evropë hapi dyert për yjet e tjera që do ta ndiqnin karrierën e tyre këndej oqeanit, sidomos me Alphonso Davies dhe Jonathan David me karrierë të pasur në Gjermani dhe Francë.

Oktopusi mbetet emri kryesor në rilindjen e futbollit kanadez, duke inspiruar gjenerata të reja dhe kthimit e futbollit si sport në agjendën e Kanadasë.