Back in Action (2025)

Back in Action (2025)

Janari është muaj me filma të rëndë, kryesisht këta që janë për sezonin e shpërblimeve – kanë tema që ju ngarkojnë trurin, edhe për atë viteve të fundit edhe nuk po shikoj aq. Edhe më problem bëhet kur pas sezonit të festave të fundvitit dhe filmave me bollëk, të gjesh diçka të dobishme për të parë.

Për këtë, këto streaming platformat po sjellin filma të lehtë si kjo komedia aksion me Jamie Foxx e Cameron Diaz.

Të dy janë spiunë në ndjekje të një çelësi teknologjik në Angli. Me të hipur në aeroplan, ata përfundojnë në një mal që të kujton deri diku “The Mountain Between Us,” por veç për 2 minuta.

Ngjarja ecën 15 vite në kohë, ku të dy të pensionuar dhe me fëmijë shijojnë jetën e rehatshme deri kur e kaluara ju vjen pas, për shkak të “prindërimit” të tyre rigoroz.

Nga ky moment, rikthehet aksioni që sjell edhe Glenn Closen në rolin më normal që kam parë së fundmi, dhe Andrew Scott, e Jamie Demetriou që nuk bën të anashkalohet për kontributin që jep në zhvillimin e ngjarjes.

Është film tipik aksion, me skena komike, pak i gjatë, por të gjithë aktorët kanë harmoni të mirë skenike që e bën filmin interesant. Nuk është përzgjedhje e keqe për të filluar vitin me këtë film. Nota personale: 3/5