Bambi (1942)

Bambi (1942)

“Nëse s’ki nojsend të mirë me thonë, mos thuj kurgjo.”

I njohur si ligji i Thumper, kjo fjali na kujton njërin ndër lepujt më të njohur në film.

Kjo dëshmon edhe një herë që filmi e televizioni për shumicën e kohës janë parë si mjet edukativ, kur filmat e vizatuar kanë mësuar fëmijët diçka, e jo sikur sot kur shohin “reality-berllok” bashkë me prindërit e tyre!

“Bambi” nuk është vetëm për fëmijë, është një film që prek edhe më shumë të rriturit derisa shohim Bambin, një dre të rritet i shoqëruar me shoqëri të cilët i mësojnë prej ecjes deri te fjalët e të përballet me situata të ndryshme të jetës.

Dhe krejt kjo aventurë kalon me frymë komike, sidomos nga të qeshurat e Thumperit dhe lepujve e shokëve tjerë që Bambi has gjatë shtegtimit të tij në pyll.

Vizatimet klasike, origjinale, janë ato që i japin bukurinë, nuancën, që as përgatitjet më të mira teknologjike sot nuk arrijnë ta imitojnë, kryesisht sepse një film i mirë vërehet nga historia dhe rrëfimi i saj, e jo nga pikselat.

“Bambi” është një klasik i pashoq që edhe sot, 80 e kusur vite pas shfaqjes së parë, mbetet një film që mëson më shumë prindërit se fëmijët për jetën dhe krejt ato që na i sjell. Nota personale: 5/5