Battleground (1949)

Battleground (1949)

Njëri ndër filmat e parë për të porsapërfunduarën Luftën e Dytë Botërore atëherë sjell një film që duket sikur nuk dëshiron të sjellë një glorifikim të ngjarjeve që trajton, por njëkohësisht provon të japë një pamje më ndryshe, më origjinale, më të papërpunuar të personave të implikuar në këtë luftë.

Ngjarja zhvillohet pranë Basonjës, në fillim të ofensivës gjermane në Ardene, më saktë me fillimin e Betejës së Bulge, dhe ndjek një skuadër amerikane që shtyhen drejt pozicionimit për të penguar marshimin gjerman.

Filmi nuk ka aq luftime, aksion, së paku jo në pjesën më të madhe, sa ka “reportazh” nga jeta e luftëtarëve të cilët provojnë t’u adaptohen kushteve dhe rrethanave, duke ruajtur humorin e një njeriu mbi të gjitha, thjeshtinë e jetës, krahas luftës dhe përgatitjen për atë që mund të jetë fundi i çdonjërit prej tyre.

Filmi më shumë duket si një dokumentar, për nga narracioni, por kinematografia bardhë e zi i jep një shije sa artistike edhe më origjinale temës që trajton.

Nuk ka ndonjë emër të shquar që do të bartte në shpinë këtë film, dhe është larg filmave “eksplozivë” që do të trajtonin Luftën e Dytë Botërore dekada më vonë, sidomos me rënien e Murit të Berlinit.

Filmi vjen në regji të William A. Wellman, regjisorit të “Wings” – filmit të parë që ka fituar Oskar. Kinematografinë e bën Paul C. Vogel i njohur për “High Society” për të cilin film kemi shkruar disa muaj më parë, e në rolet kryesore janë Van Johnson, Ricardo Montalban, e James Whitmore, të cilin mund ta njihni si Bruks nga “The Shawshank Redemption.”

“Battleground” është film i mirë, me një version më ndryshe kinematografik për luftën, dhe më shumë për fansat e historisë se ndoshta për fansat e filmit. Nota personale: 3/5