Bekçiler Krali (1979)

Bekçiler Krali (1979)

Te “Mbreti i policëve,” Kemal Sunal luan ndoshta rolin më domethënës të karrierës së tij si aktor.

E kam përmendur në disa recensime të mëparshme se si nënvetëdijshëm disa filma të Kemal Sunal japin një mesazh për shoqërinë turke të asaj bote, duke e luftuar në një mënyrë të butë, indirekte, me të qeshura pasi ndryshe nuk mundnin, padrejtësinë dhe korrupsionin e shoqërisë turke të asaj kohe.

Këtu kjo bëhet më qartë.

Në fillim të filmit kemi një polic që diplomon, dhe ai është nipi i ministrit të punëve të brendshme të Turqisë, dhe quhet Shaban.

Njëkohësisht, diplomon edhe Shabani jonë, dhe ngarkohet me detyrë në një lagje e cila kupton që për polic po u vjen nipi i ministrit.

Në anën tjetër, Shabani u thotë se duhet të raportojë çdo natë te daja, por ky nuk është daja që e mendojnë biznesmenët e lagjes, të cilët në çfarëdo mënyre provojnë të rrjepin qytetarin e thjeshtë.

Ky keqpërdorim ndalet me ardhjen e Shabanit, mirëpo sa do të zgjasë kjo situatë e keqkuptuar, dhe si do të përfundojë, askush nuk e di.

Kemal Sunal kryen një punë fantastike duke portretizuar karakterin e tij në disa forma e gjendje emocionale, larg komedisë që jemi mësuar ta shohim, që është komedi aksioni më shumë se komedi e drejtësisë morale si kjo këtu.

Është film goxha i thellë nëse e shohim në një perspektivë tjetër, një lakmim për shoqërinë tonë, megjithëse vjen si komedi për të qeshura, të cilat në vete mbajnë njëfarë zymtësie për këto situata të palakmueshme, dhe fatkeqësisht, të pariparueshme. Nota personale: 5/5