Është viti 1866 dhe Glini, një burrë me një të kaluar të dyshimtë si kusar kërkon të rifillojë jetën me një qëllim të ri.

Glini ka vendosur të bëjë mirë për njerëzit dhe tash është udhërrëfyes i vagonëve që kalojnë nëpër territorin e Oregonit nga Mizuri. Në këtë rrugë ai shpëton një burrë të njohur si Emerson Koll.

Çuditërisht, Emersoni ka një të kaluar të ngjashme me Glinin, dhe tash i kemi dy ish-hajdutë, tash të reformuar, që udhëheqin një komunitet në vendosjen e tyre në Portllend, por kushtet klimatike dhe ndryshimet në interesat lokale shtyjnë grupin të ndërrojë drejtimin dhe në këtë rrugë të re ata do të përballen me të papritura, të cilat ndryshojnë gjithçka, jashtë e brenda.

James Stewart vjen me njërën nga paraqitjet e tija më të mira në film, me një karakter që provon të përqafojë ndryshimin pavarësisht se sa më e lehtë do të ishte rruga e pamoralshme me të cilën ka mbijetuar deri tash. Në këtë mision ai pengohet nga tundimet e jashtme dhe të brendshme të cilat mund t’i kushtojnë edhe me gjërat më të vlefshme në jetën e tij.

Përkrah Stewart që sjell në ekran Glinin, në rolin e Kollit Arthur Kennedy, e Rock Hudson është në një karakter tjetër dytësor me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e historisë.

Në regji të Anthony Mann, “Bend of the River” ka një fotografi të mahnitshme sidomos nga fakti se është xhiruar në vendngjarje duke sjell disa nga bukuritë natyrore të këtij rajoni të Amerikës, Oregonit dhe rrethinë.

Pra, është njëri nga bashkëpunimet tjera të Anthony Mann dhe James Stewart, me një fotografi të mrekullueshme, një histori të mirë që ngacmon ndërgjegjen dhe moralin, dhe krejt këto për vetëm një orë e gjysmë. Nota personale: 5/5