Black Widow (2016)

Black Widow (2016)

Ky film, që në kohën e shfaqjes nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë për MCU sa për fansat e Natashës, edhe sot nuk është që ka ndonjë vlerë të veçantë në krejt këtë univers.

Mund të jetë vetëm një “tik” që mungon në ata që duan të shohin të gjithë filmat e Marvelit, apo fansat e Scarlett Johanssonit, dhe, nëse ka ndonjë, Florence Pugh.

Është filmi i Scarlettit, dhe duket se është bërë për atë, në nder të karakterit të saj, Natashës, e cila ka pasur goxha shumë paraqitje në filmat e tjerë të MCU-së, dhe mund të themi që ka merituar filmin e saj.

Këtu, si çdo film biografik për një karakter filmi, kalojmë tek e kaluara e Natashës, që ka shumëçka të pashtjelluar e sekrete, dhe mësojmë më shumë për familjen e saj, që janë të gjithë shtesa të mira në këtë univers.

Pikë së pari kemi Florence Pugh e cila vjen si motra e saj, Jelena Belova, me një karakter që nuk më ka pëlqyer as te filmat pasues, e as te ky. Thjesht nuk mund të shoh Florence Pugh në rolin e Jelenës, duket sikur me zor e bën krejt këtë aktrim, nga theksi deri te skenat aksion.

David Harbour është si gjithmonë i shkëlqyeshëm, edhe në karakterin e tij në këtë film, e Rachel Weisz është solide.

Film provon të futet më thellë në karakterin e Natashës, të kaluarën e saj, duke provuar të “DC-onizohet” me psikologjinë dhe errësirën e karakterit. Është tentim i mirë, por realizim i pamjaftueshëm.

Në fund, “Black Widow” mbetet i humbur në universin e MCU-së, e edhe karakteri i Natashës duket i lodhur, sidomos pas ngjarjeve në filmat e asaj periudhe të Marvelit. Nota personale: 2/5